osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

SHQUP sulm kundër negociatave: Lobimet e fundit në Francë dhe në Strasburg me grupe deputetësh antizgjerim!

SHQUP sulm kundër negociatave: Lobimet e fundit në Francë dhe në Strasburg me grupe deputetësh antizgjerim!

Partia Demokratike ka intensifikuar lëvizjet kundër hapjes së negociatave. Muaji qershor ka qenë mjaft i ngarkuar për demokratët, pasi kryetari i PD, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetët të selisë blu kanë zhvilluar një sërë takimesh dhe vizitash në disa vende të Bashkimit Europian, për të bllokuar integrimin e Shqipërisë. Gjermani e ka dhënë verdiktin që Shqipërisë t’i hapen negociatat, por me disa kushte. Po ashtu, Holanda si një vend skeptik e ka dhënë verdiktin e saj, duke u rreshtuar kundër hapjes së negociatave të vendit tonë me BE-në. Ndërsa i vetmi vend që është akoma në dilemë është Franca. Për këtë arsyes, mësohet se disa deputetët të Partisë Demokratike kanë udhëtuar drejt Strasburgut, ku kanë zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarët më të lartë dhe politikanë të njohur të shtetit francez, me qëllimin e vetëm për t’i bindur ata që të votojnë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Madje, mësohet se karta që deputetët demokratë po përdorin për të nxirë imazhin e Shqipërisë tek ndërkombëtarët, është se vendi jonë nuk është i gatshëm dhe se nuk i plotëson kushtet për hapjen e negociatave. Po ashtu, mësohet se deputetët e PD-së gjatë qëndrimit në Strasburg përveç takimeve me zyrtarë, deputetët dhe politikanë vendas, kanë zhvilluar dhe një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të BE-së. Edhe në këto takime, mësohet se kryefjala e tyre ka qenë padyshim lobimi kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë, sepse ky vend sipas tyre, nuk i përmbush kushtet për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Lobimet kundër Shqipërisë

Gjatë këtyre takimeve, një tjetër pretendim që deputetët e djathtë përdorin për tu mbushur mendjen zyrtarëve francezë dhe jovetëm që të votojnë kundër Shqipërisë, është krimi dhe korrupsioni, që sipas tyre, favorizohet nga qeveria “Rama 2”. Madje, mësohet se në të gjitha takimet deputetët e PD kanë përdorur pikërisht çështjen “Xhafaj” dhe “Tahiri”, njëri ish-ministër dhe tjetri ministër aktual i Brendshëm, si dy persona që janë të lidhur me krimin dhe korrupsionin. Kështu që për këto arsye ata kanë kërkuar nga kolegët europian që të bllokojnë negociatat për Shqipërinë. Megjithatë, kontravers është fakti se deputetët e PD këto takime i shesin sikur i bëjnë për të mirë të negociatave, ndërkohë që në realitet bëjnë të kundërtën, duke lobuar kundër Shqipërisë. Nga ana tjetër, gazeta mësoi se drejt Francës sot do të udhëtoj edhe kryeministri Edi Rama, ku pritet të takojë një sërë zyrtarësh të lartë dhe politikanë të këtij vendi, me qëllim bindjen për të votuar pro Shqipërisë, sa i takon negociatave.

Opozita në sulm kundër negociatave

Ditët e fundit tregojnë se të gjithë janë bërë bashkë kundër negociatave në kampin opozitar. Berisha, Mediu ishin në Gjermani dhe atje mësohet se kanë luftuar kundër integrimit. Mësohet se ish-kryeministri në të gjitha takimet ka nxirë Shqipërinë. Kjo gjë u pranua prej tij dhe në një intervistë televizive të dhënë në media. Po ashtu, Basha ka dërguar pak ditë më parë në Berlin, Belind Këlliçin, kreun e FRPD. Ai ka pasur një sërë takimesh ku ka nxirë Shqipërinë dhe ka kërkuar të mos ketë hapje negociatash. Ndërkohë që kundër negociatave ka lobuar edhe vetë kreu demokrat, Lulzim Basha, gjatë disa takimeve të fshehta që pati pak ditë më parë në njërin nga vendet e BE-së. Pra sa më shumë fron 28 qershori, aq më shumë rritet frika në radhët e opozitës./ Kliti Topalli