osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Si e detyroi Berisha NATO-n të “futej” në Shqipëri me 1 Prill?!

Si e detyroi Berisha NATO-n të “futej” në Shqipëri me 1 Prill?!

Nga Anri Bala

NATO u fut në Shqipëri dhe nuk u fut Shqipëria në NATO më 1 Prill 99-të… për hallin e saj, ndaj, mburrjet qesharake të idiotëve të Berishës, nuk i vëren askush, sepse janë gënjeshtra të ditës së gënjeshtrave, nga pinoku i kthyer në dordolec.
Video Interesante

Hyrja në NATO, në fillim u përdor në kuadrin e argumentit kombëtarist nga Berisha dhe të vetët, si aset i krijuar nga ai dhe i dhuruar Shqipërisë, kur ai i kishte shkaktuar shumë dëme shtetit dhe ushtrisë shqiptare, me ngjarje të paprecedenta, që ishin regjistruar në memorien e vendeve të Aleancës.

Mjafton ky mentalitet, për të marrë me mend se retorika e Berishës në këtë drejtim kishte lidhje vetëm me një gjë… me zhvlerësimin e sulmeve nga opozita e atëhershme për Tragjedinë e Gërdecit, që ndodhi pak ditë para marrjes së ftesës.

Berisha nuk ka asnjë lidhje me NATO-n, por ishte shkaku kryesor, pse NATO “hyri” në Shqipëri, e megjithëse ai e di shumë mirë arsyen, vazhdon e krenohet si vrasësi që vuri në lëvizje policinë e përgjumur, pas krimeve të njëpasnjëshme.

Kthimi i tij në pushtet, pas një pazari të ndyrë me viktimën e tij Fatos Nano dhe me ndihmën e lobit grek në Amerikë, me në krye kryetarin e CIA me nënë himariote Xhorxh Tenet dhe me kongresmenin greko-amerikan, Gus Bilirakis, i cili njihet për qëndrimet e tij publike në mbështetje të kauzës anti-shqiptare të Vorio-Epiriti, ishte një rrezik potencial për destabilizimin e Shqipërisë, i provuar në dy ngjarje të rrezikshme për shtetin dhe kombin shqiptar, atë të marsit të 1997-ës dhe 14 shtatorit të ’98-ës.

Përveç ngjarjeve të viteve ’97-98, Amerika nuk mund të harronte ndihmën për ushtrinë serbe për t’iu këndërvënë NATO-s duke thyer embargon, e këto sëbashku ishin arsyet për të hapur dritën jeshile për Shqipërine, si vend potencial për konflikte në Ballkan, nën drejtimin e Sali Berishës.

Pra, NATO u detyrua të “hynte” në Shqipëri, e cila ushtarakisht ishte me “rroba banjoje”, pas shkatërrimit të ushtrisë në kryengritjen anti-Berisha dhe madje krejt nudo pas shpërthimit të depove dhe armatosjen të fëmijëve me tanke, në oborrin e shtëpisë.

A mos vallë demontimi i Zenit dhe i ministrit të Berishës, kur hodhën në erë një qytet të tërë, 15 ditë para se të vinte ftesa, u vlerësua nga Amerika si “çmilitarizim”? Megjithëse kjo vlen për tu vlerësuar… Ishte vërtet “arritje madhore” e qeverisjes Berisha që ia “rriti” kuotat qeverisë së tij… pasi me një shpërthim, u bë një demontimm që donte vite të përfundonte.

Pjesën tjetër, armët funksionale, Sali Berisha i “NATO-s”, ua dhurojë popullit dhe kriminelëve shumë më përpara, të cilët sot i përdorin për vrasje nga më të paimagjinueshmet, me hapjen e depove në 97-ën.

Kjo është përralla e Plakut me bëmat e tij në rolin e Bajlozit dhe jo të Gjergj Elez Alisë, që nuk ka fëmijë që e beson.

Vërtetë mund të bëhej anëtarë i Aleancës një bordello e tillë ushtarake, e drejtuar nga një njeri që ishte autori kryesor i këtyre mënxyrave, që sa herë që drejtonte shtetin, shkatërronte dhe hidhte në erë gjithçka, që kishte lënë herën tjetër pa shkatërruar? Jo, kurrë…!

Ndaj ta lëmë Saliun të mburret, sepse mburrja është falas, për duhet të ndalen mburrjet e dëmshme të palës tjetër në pushtet, që po na vesh me arna ushtarakisht, duke pretenduar se na mbron NATO.

A do mundte NATO ta shpëtonte Shqipërinë cullak nga ana ushtarake pa ju prekur një qime floku nga ndonjë agresion i mundshëm? Faktet tregojnë se është shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur.

Lufta në Ukrainë, na jep një mesazh krejt tjetër! Gjithë perëndimi, BE, SHBA dhe NATO sëbashku, kanë një vit që e ndihmojnë Ukrainën me të gjitha mjetet e mundshme, por viktimat e popullit ukrainas shtohen çdo ditë dhe vendi po shkon drejt shkatërrimit total.

Pra në rastin tonë, nëse ndodh ndonjë agresion, “larg qoftë” NATO do të ndërhyjë si në Afganistan, fillimisht me që ne jemi “nudo”, duke mbrojtur të huajt, bashkëpunëtorët e saj dhe pastaj…”të mbajt e jotja”, sepse vështirë që amerikanët apo holandezët të vriten për Shqipërinë… aq sa do vriteshin turqit për Greqinë ose grekët për Turqinë, si “vëllezër” NATO-je.

Ndaj, Shqipëria duhet të armatoset për një ditë rreziku, deri sa nuk ka më Berishë që t’i prish dhe jo të shikoj me sy nga qielli… kur po vijnë partnerët e ftohtë europian./Ekskluzive.al