Nga Ylli Pata
Deri tani ka qenë Sali Berisha që i ka dalë gjoksin protestave të dhunshme; qoftë si organizator, qoftë si sponsorizues, qoftë si logjistikë.
Megjithatë, në të gjitha gjërat që ai thoshte, dukej se qëndrimet nuk inkuadroheshin tamam me faktet. Qoftë me inkoherencën që patën qëndrimet sapo nisi kontestimi i projektit të Zvërnecit, deri tek nxjerrja e slloganit: Rama n’burg, Berisha n’burg”.
Mirëpo, më pas, kur protesta paqësore e flamingove u rrudh, hyri në skenë, në fakt në fillim në prapaskenë; Sali Berisha me skalionet e tij të militancës dhe deputetët e të zgjedhurit në pushtetin vendor.
Me kalimin e kohës, sidomos kur nisi “Flamingo Molotov”, Berisha i vuri gjoksin protestës, duke u shpallur udhëheqësi i saj total, madje që në ditën e parë të nisjes së serialit të maskave dhe molotovit.
Edhe pse selia e PD-së shërbeu si një strehë për të kërkuarit nga policia, edhe pse një pjesë e grupit të zjarrit u ofruan nga “paramilitarët e PD”, sërish dukej se kishte diçka mbrapa.
Edi Rama përmendi ANTIFA-n si një organizatë ndërkombëtare që ka dorë në dhunën e Tiranës, por edhe atë në qytetet kryesore europiane, e cila ishte e njëkohshme.
Po kush ishte dega e ANTIFA-s në Tiranë? Në dhunën e tetorit u kapën disa shtetas të huaj që u përfshinë në agresione dhe akte guerilje ndaj policisë dhe indistucioneve të ndryshme,
Por sërish nuk mjaftonin. Arlind Qori, i cili ka ngritur prej kohësh një rrjet aktivistësh reaktivë dhe të organizuar mirë është logjikshëm një lidhje me të majtën botërore. Gjë që doli edhe nga gjetja e rekordeve të organizatës së tij në Internacionalen e së majtës ekstreme.
Megjithatë, duke parë peshën elektorale dhe organizative të Qorit, u dukte se e gjithë kjo peshë dukej shumë e rëndë për trupet e tij.
Sidomos, duke marrë parasysh se kontradikta e tij e hapur me Sali Berishën e dy partitë e tjera të vogla të opozitës, nuk përputhej shumë koordinimi perfekt i të gjitha këtyre grupeve në guerriljen që po djeg Tiranën që prej dy muajsh
Por të gjitha këto i zbuloi Fatimja. E cila u zbulua me makinën e saj magazinë me bomba molotovë, tuba çeliku e shkopinj bejsbolli, apo edhe aksesorë të tjerë për të sulmuar policinë.
Fatimja, është radiografia e kësaj simbioze të çuditshme, e cila zbuloi gjithë skeletin e këtij puzzle.
Siç është CV-ja e Fatimes; nga Vetëvendosja e Albin Kurtit, si aktiviste e zjartë në zgjedhjet e 2021-shit, tek promocioni grafik për Neomalësoren, e deri tek “dizajni” i logos së Flamingo Revolution. Në fakt, ajo ka bërë kopjen e ardhur e gatshme nga Amerika, ku është prodhuar nga koka të mëdha mjeshtrash të PR-it botëror.
Ku me shumë gjasa, porositësit e së majtës radikale të Partisë Demokratike kanë paguar qimet e kokës. Para që me shumicë kanë ardhur me shumicë edhe për “graphic dizajnerët” e flamingove, që dolën se janë të Vetëvendosjes.
Nejse ky është muhabet tjetër, pasi thelbi është tjetër. Dega reale e ANTIFA-s këtu është Albin Kurti, Qori është thjesht një nënseksion i tij në Tiranë.
Ndaj dhe numrat më të mëdhenj në protestë dhe ustallarët e guerriljes kanë ardhur me shumicë nga kazerma fanatike e Vetëvendosjes.
Që është Kurti, njeriu që lëviz letrat duket edhe nga ngjizja që ai e ka të hershme me Sali Berishën që më 2019, kur ju vërvitën së bashku Hashim Thaçit e më pas kur kanë mbajtur qëndrime të njëjta për të sulmuar Edi Ramën për lëvizjet në rajon etj.
Ndërkohë njerëzit e Kurtit në Tiranë, duke nisur nga eminenca gri e tij Hysamedin Ferraj ka marrëdhënie të mira të përhershme me entorazhin e doktorit.
Ndërkaq, gjërat plotësohen më pas edhe me lëvizjet brenda mazhorancës, ku ish-ministri i Jashtëm Ditmit Bushati ka pasur e ka marrëdhënie të afërta me Albin Kurtin. Ndërsa Ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali, një ditë para se të shkarkohej, sajoi një vizitë të improvizuar në Prishtinë ku u takua me Albin Kurtin.
Në fakt të gjitha këto diheshin pak a shumë, por molotovët e Fatmimes zbuluan faktet e strumbullarit të djegies së Tiranës.

