VIDEO/ Gjyqi më i famshëm i shqiptarëve, sot seanca për emigrantët që vodhën shtëpinë e princit

VIDEO/ Gjyqi më i famshëm i shqiptarëve, sot seanca për emigrantët që vodhën shtëpinë e princit

Vëmendja e medias britanike të hënën do të jetë në gjykatën e magjistrale të Norwich në Anglinë Lindore, ku do të paraqiten përsëri, dy shqiptarët Mirgen Doku dhe Arilen Ndoci nën akuzë për grabitje të shtëpisë të Pricit William mbretit të ardhshëm.

Një tjetër ditë nga ku edhe njëherë tjetër fjala Albanian/Shqiptarët do të prodhojë tituj negativ gazetash, e dëmtuar imazhin e shqiptarëve të ndershëm që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe.

Disa ditë më parë tabloidi The Sun publikoi fotot e Mirgen Dokut dhe Arilen Ndocit që të dy nga Laçi, të cilët akuzohet për vjedhje dhe kalim të një zonë të mbrojtur. Top Channel mëson se dy të rinjtë shqiptarë do të paraqiten përsëri në gjykatën magjistrale të Norwich ora 10:00 në sallën e gjyqit numër 3, ku do të pyeten nga gjykatësi çështjes nëse ata pranojnë akuzat e ngritura nga prokuroria.

Nëse Doku dhe Ndoci do të pranojnë akuzat siç edhe pritet të ndodhë, atëherë vendimi dënimit për ta do të jepet në javët në vazhdim. Sipas ligjit anglez për akuzën e grabitjes të një rezidence banimi, dënimi shkon deri të 14 vite burg.