osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Skandali i “KMY”: Si i shmang detyrimet biznesi VIP dhe përse tatimorët flenë gjumë?!

Skandali i “KMY”: Si i shmang detyrimet biznesi VIP dhe përse tatimorët flenë gjumë?!

Në këtë fundvit, kontrollet e Ministrisë së Financave, si ato tatimore, doganore dhe inspektoriatet e ndryshme të saj janë shtuar pa asnjë arsye dhe po krijojnë një “gangrenizim” të bizneseve, që po luftojnë për mbijetesë. Kjo gjë ka sjellë mbylljen dhe falimentimin e shumë bizneseve të mesme, të cilat kooperojnë në fushën e tregëtimit me shumicë. Por e kundërta ndodh me bizneset VIP, që janë nën “proktetoriatin” e kësaj ministrie.

Këto biznese jo vetëm që nuk falimentojnë por lulëzojnë çdo ditë e më shumë, në saj të manovrava që përdorin, natyrisht të ndihmuar nga ministria, për të mos u hyr “gjemb në këmbë”. Kjo na bënë të dyshojmë, që bizneset janë kthyer në partner me Ministrinë e Financës. Rasti më flagrant, janë abuzimet që bëhen me rastin e festave të fundvitit nga biznesi VIP, duke nisur nga informaliteti tek faturat me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

Ndërsa në një kafe kërkohet faturë për një vlerë 100 lekëshe dhe biznesi i cili nuk e pajis klientin me faturë paguan një gjobë marramendëse, krahasuar me aktivitetin që ka, Kombinati i Mishit Yzberisht, në Tiranë, biznes që gjeneron miliona çdo ditë, as nuk e njeh kasën fiskale. Por më e keqja është se nuk e njeh as faturën tatimore, e cila shoqërohet me faturë kase, kur produkti i shitur kap vlerën jo më pak se 150 000 lekë. Për këto elementë as që bëhet fjalë, por edhe nëse ja kërkon faturën të paktën atë të kasës, punonjësit e kombinatit të refuzojnë duke të dhënë vetëm një faturë dore. (Foto 1)

Një qytetari denoncoi pranë redaksisë Tellalli.al, rastin në fjalë. Vetëm pak ditë më parë, kishte kryer një blerje prej 13 555 lekësh dhe duke qenë një klient i përhershëm fillimisht ishte habitur me vlerën e ndryshuar të faturës, produktet e të cilës ishin rritur me vlerën 30%. Ky konstatim u bë nga qytetari sepse ishte klient i përhershëm dhe bënte blerje të të njëjtën listë produktesh. Duke qenë dyshues, ai u kërkoi faturën tatimore dhe atë të kasës punonjësve të KMY, por në këmbim mori një “letër bakalli” dhe punonjësit ngulën këmbë se nuk dispononin fatura të tjera për të, veç letrës së magazinierit. Por në të vërtetë faturën tatimore, u dërgua fshehtaz tek arkëtari, për të shmangur vlerën e vërtetë të produktit të deklaruar, me qëllim fshehjen e detyrimeve financiare.

Kjo lloj sjellje e paprecedentë, ka vetëm një përgjigje, KMY në këtë mënyrë vjedh edhe klientin edhe shtetin, duke shitur produkte me çmime të padeklaruara! Ndaj Ministri përgjegjës duhet të zgjohet nga gjumi dhe të mbroj konsumatorin duke kontrolluar subjekte që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me fshehjen e milionave dhe me zhvatjen e milionave lekëve çdo ditë. Ky nuk është informalitet, por është imoralitet në të bërit politika fiskale./Tellalli.al