osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Sonte derbi i titullit, Inter për yllin e dytë dhe Milani për të shpëtuar nderin! Tifozët zikaltër ndezin ‘Apianon’

Sonte derbi i titullit, Inter për yllin e dytë dhe Milani për të shpëtuar nderin! Tifozët zikaltër ndezin ‘Apianon’

Sonte në orën 20:45 luhet derbi i Milanos, me Interin që kërkon ta fusë në histori dhe me djallin që kërkon të shpëtojë nderin.

Një fitore i shpall zikaltërit kampion për herë të 20 në Seria A, ndërsa për këtë tifozët kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.

Një derbi që mund të futet në histori dhe që mund të jetë më zhgënjyesi për Milanin. Kështu mund të përkufizohet përballja që luhet sonte mes Milanit dhe Interit, e që pritet me padurim nga tifozët zikaltër, pasi skuadra e drejtuar nga Inzaghi mund të festojë titullin kampion të 20 në rast fitoreje kur kanë mbetur edhe 5 javë kampionat.

Për çështje krenarie Milan do duhet të marrë të paktën 1 barazim sonte, që do shtynte festën e Interit pikërisht para tifozëve të ‘djallit’, pasi San Siro është i shitur. Megjithatë mediat në Itali raportojnë se shumë tifozë të Milanit janë të trembur, pasi për herë të parë kampionati mund të vuloset në një ndeshje derbi, ndaj kanë shitur biletat e tyre te tifozët e Interit që sonte pritet të jenë mbi 10 mijë në San Siro edhe pse nuk janë pritës në këtë përballje.

‘Djalli’ ka humbur 5 derbit e fundit kundër Interit dhe vjen pas një eliminimi zhgënjyes në Europa League, ndërsa krejt ndryshe paraqitet situata te zikaltërit. Madje tifozët e tyre të dielën befasuan ekipin teksa stërvitej, duke krijuar një atmosferë të papërsëritshme, ndërsa u kërkuan futbollistëve ‘të bëhen legjenda në shtëpinë e armikut’. Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm që paraqet ky derbi do transmetohet në mbi 200 vende të botës.