osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Sot 103-vjetori i lindjes së kolosit të kinematografisë aktorit të madh Sandër Prosi

Sot 103-vjetori i lindjes së kolosit të kinematografisë aktorit të madh Sandër Prosi

Kujtojmë sot 103-vjetorin e lindjes të kolosit të kinematografisë aktorit të madh Sandër Prosi. Nderim dhe respekt për figurën e këtij kolosi!

(Aleksander) Sander Prosi (1920-1985). Aktor i shquar. Lindi ne Shkoder, me 6 janar. Kreu shkollen e mesme ne Tirane. Studioi per stomatologji ne Austri (1944-1946), por pas dy viteve i nderpreu dhe filloi pune ne kliniken stomatologjike te xhaxhait te vet ne Tirane.

Dashuria per artet percaktoi me vone drejtimin e jetes se tij. Ishte nje muzikant i pasionuar, njohes i disa instrumenteve (violine ,kitare, fizarmonike), ku ka luajtur ne koncerte te ndryshme ne Tirane, Shkoder etj. Aftesia dhe profesion qe u pasua me vone nga i biri, violoncelisti i Teatrit te Operes dhe Baletit, Artistidh Prosi. Me 1942 luajti rolin e Vilhelm Telit ne dramen Vilhelm Teli te F.Shilerit, shfaqje e cila u ndalua nga ana e autoriteteve fashiste per qasjen qe krijonte me pushtimin e vendit. Aktrimi u be natyrshem keshtu arti i parapelqyer i tij.

Filloi pune si aktor ne Teatrin Popullor ne vitin 1948. Fillimisht u aktivizua ne role te dyta dhe me pas edhe ne role kryesore, me se shumti te kahut pozitiv, heronj apo personazhe dramatike (Dimitrovi te Procesi i Lajpcigut 1933-1955 Zabelini tek Oret e Kremlinit, 1957 e Pogodinit), ndonjehere edhe te kahut negativ, por problematik e me dilemma (Vata te Toka jone, 1954 e Kole Jakoves). Beri nje hap te madh perpara vecanerisht me rolin e veshtire te Otellos (1958) ne tragjedine homonime te Shekspirit, duke e ndertuar konceptin mbi sjelljen e personazhit mbi tri kahe: xhelozia, v.rasja dhe vetev.rasja, duke u nisur nga qasja etnopsikologjike shqiptare ne qendrimin ndaj beses dhe pabesite, si mendesi dhe si shqetesim moral.

I meshoi kontrastit midis gjendjes fillestare te mirebesimit ne martese dhe gjendjes fundore te ‘’Tradhtise ‘’ se Desdemones si bashkeshorte, cka solli nje rebelim e zemerim te papermbajtur, rrjedhimisht hakmarrjen (tanime te shnderruar ne krim). Te tragjedia Hamleti (1960) e Shekspirit, krijoi figuren mbreslenese te Horatit, ku vuri ne spikame shpirtin fisnik, ndershmerine, besnikerine dhe kthjelltesine e ketij personazhi honorifik. Packa se me pak fjale, ky rol zbuloi disa nga vetite e qenesishme te tij: pranine e paqme skenike, heshtjet emocionale, sigurine dhe ‘’pozitivizimin’’, qe u bene me vone te parapelqyera nga ana e regjisoreve te filmave artistike ne perzgjedhjet e shumta te tij.

Ne keto hulli e interpretoi edhe figuren e Astrovit te drama Xhaxha Vanja (1965) e A.P.Cehovit, duke i meshuar po ashtu edhe pasioneve dhe casteve enderrimtare, ndonese jo ngahere te dhena ne nivelet poetike dhe brenda parametrave stilistike cehovjane te ‘’fshehjes se vetvetes‘’. Kulmin e vet ne Teatrin Kombetar e arriti me rolin komplekse te gjeneralit te dramatizimi i romanit te I. Kadarese Gjenerali i ushtrise se vdekur (1972 ). Loja e tij, e hakut psikologjik, paraqiti pezmin dhe merzine e nje ushtaraku arrivist si dhe qellimet e mbrapshta te nje misioni te tejkaluar, me theksimin e kundertise midis vetesigurise dhe mburrjes, nga njera ane dhe renies shpirterore, zhgenjimit dhe deshtimit, nga ana tjeter.

Me pas luajti me sukses role te natyres pozitive, si Miti te drama Furrnalta (1976) e Ruzhdi Pulahes, muzikanti Miler tek Intrige e dashuri e F. Shilerit, nen titullin Luiza Miler (1979), Vuskan Sadria te drama Duke gdhire vitit 1945 (1984) e Teodor Lacos, Banushi te drama Doktori pacient e R.Pulahes etj. Aktrimi i Sander Prosit shquhej per vetesigurine, qetesine, tonet e shtrira, zerin e ngrohte dhe shqiptimin e paster. Ishte sa i permbajtur, i paqem shpesh edhe me tone keshilluese a rrefyese, ashtu sikunder befasisht behej i vrullshem dhe qe jepte, fale nje perqendrimi te larte psikik, gjendjet e ndera traumatike te personazheve, ne zgripe ndryshimesh apo pervuajtje shpirterore te thella.

Plastika e tij pergjithesisht ngjante si ‘’e ngathet‘’, po keshtu gjestikulimi, cka parapelqehej per t’i dhene vlere edhe me te madhe fjales, per te theksuar castet paraqitese, diskutimin mbi argumentet, po ashtu gjendjet e renduara psikike te personazheve, te jetesuar. Realizoi gjithsej 80 role ne teater. Nje ndihmese te vyer Sander Prosi ka dhene ne kinematografi me 30 role, kryesore e te dyta.

Nisi me rolin e drejtorit te shkolles ne filmin Debatik, 1961, vijoi me Abdyl Sharren te Vitet e para, 1965 dhe ne vitin 1968 jetesoi nje nder figurat e tij mbreselenese, ate te kapitenit te biges lundruese ne filmin Horizonte te hapura. Transformimi i tij ishte thuajse teresore sa i perket perpunimit plastik te levizjes, gjestit, sjelljes me detajet shenjuese (kujtojme cigaren ne cepin e buzes), ashtu edhe vecanerisht jetesimit te nje shpirti krenar, te drejte, packa se disi te zymte, sederli e autoritar.

Me gjeresine dhe madheshtine qe reflektonte menyra e aktrimit te tij, ne filmin Yjet e neteve te gjata (1972) ai solli nje tjeter figure, krejt ndryshe nga te tjerat, kapedan Vranen, vetjakesia e te ciles shqihet qarte te tonimet epike qe i dha ketij personazhi me masken e gjetur prej komiti liridashes, te vetepermbajtja dhe dimensioni i thuket nacional, te cilat jane realizuar me vertetesi e sens mase.

Aktrimi i tij fiton dimension e perkryhet me tutje me tri kryerole: Jaho Labi (filmi Ne fillim te veres 1975 ku dha portretin e nje fshatari patriot lab me perjetimet dhe psikologjine e tij, me te foluren karakterizuese, me ojnat dhe sjelljen pervecuese, duke krijuar keshtu nje nga shembelltyrat etnopsikologjike me shprehese, bartese te se mires, te tradites atdhetare; Ismail Qemali (filmi Nentori i Dyte,1982) ku u shembellye me hir artistik jo vetem portreti i tij fizik aq i ngjashem, por sidomos personaliteti, urtesia, shpirti i larte vetemohues, vizioni prej prijesi e burri shteti, vullneti per te permbaruar misionin e shenjte, thjeshtesia ne madheshti, cka e bejne edhe me te zulmshem aktin historik te shpalljes se Pavaresise prej tij .