SPAK kërkon 2 vite burg për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci! Dënimi t’i konvertohet në 4 vite shërbim prove

SPAK kërkon 2 vite burg për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci! Dënimi t’i konvertohet në 4 vite shërbim prove

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2 vite burg për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i konvertuar në shërbim prove për 4 vite.

Bezi po hetohet në gjendje të lirë për shkelje të barazisë në tenderë. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dhe uljes së një të tretë, SPAK i kërkoi gjykatës konvertimin në shërbim prove për 4 vite, dhe 5 vjet heqje të së drejtës të ushtrimit të funksioneve publike.

E njëjta masë u kërkua edhe për Adela Rukon.

Për 5 të pandehur të tjerë të çështjesu kërkua nga 1 vit burg, i konvertuar në 150 orë punë në interes të publikut.

——————————-