Spanja dominon edhe në ndarjen e çmimeve të Botërorit, Rodri fiton “Topin e Artë”! Messi mbetet pa asnjë trofe individual

Spanja dominon edhe në ndarjen e çmimeve të Botërorit, Rodri fiton “Topin e Artë”! Messi mbetet pa asnjë trofe individual

Spanja nuk dominoi vetëm në fushë, por edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve individuale të Kupës së Botës 2026.

Çmimi më i rëndësishëm individual, “Topi i Artë” për lojtarin më të mirë të Botërorit, iu dha mesfushorit Rodri, i cili ishte një nga protagonistët kryesorë të suksesit të Spanjës me paraqitjet e tij gjatë gjithë turneut.

Edhe portieri Unai Simon u vlerësua me “Dorezën e Artë”, si portieri më i mirë i kompeticionit pasi pësoi vetëm një gol në tetë takime. Ndërkohë, talenti Pau Cubarsi fitoi çmimin “Lojtari më i Mirë i Ri”.

I vetmi çmim që nuk shkoi për Spanjën ishte “Këpuca e Artë”, e cila iu dorëzua Kylian Mbappe si golashënuesi më i mirë i turneut me 10 gola të shënuar.

Në krahun tjetër, Lionel Messi e mbylli Botërorin pa asnjë çmim individual.