osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

”Sulmohet “ kryeministria, mijëra vetë protestojnë në Shkup kundër propozimit francez!

”Sulmohet “ kryeministria, mijëra vetë protestojnë në Shkup kundër propozimit francez!

Për të tretën natë me radhë, mijëra vetë kanë protestuar në Shkup kundër propozimit francez për heqjen e vetos bullgare, ç’ka do t`i hapte rrugën fillimit të negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, e për rrjedhojë, edhe atyre të Shqipërisë.

Një grup protestuesish, me në krye element të partisë Të Majtët, e Dimitar Apacievit shtynë barrierat e vendosura para ndërtesës së qeverisë. Ata hodhën më pas drejt saj, shishe plastike, vezë e letra tualeti, e hynë në pjesën e oborrit të saj, pavarësisht përpjekjeve të policisë për t`i ndaluar.

Pas kësaj, në vend që të shpërndaheshin, tubuesit iu drejtuan godinës së parlamentit ku rrëzuan mbrojtëset metalike e lëshuan sende të ndryshme në drejtim të njësive të policisë që ndodheshin aty.

Nuk munguan ndërkohë as thirrjet për dorëheqje, të shoqëruara me këngë patriotike e me thirrjen Ultimatum- Jo, faleminderit. Protestuesit janë të bindur se propozimi francez lejon “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk njeh as gjuhën e as historinë maqedonase, dhe kërkojnë që ai të refuzohet nga ekzekutivi, ndërkohë që kryeministri Dimitar Kovaçevski, e ka përshkruar si “bazë të fortë për ndërtimin e një qëndrimi për mundësi të hapjes së shtetit tonë”.

Sot në Shkup pritet të mbërrijë presidenti i këshillit Europian, Charles Michel, për një vizitë zyrtare në kuadër të bisëedimeve mbi propozimin francez për kornizën kushtetuese.

Në pikën 4 të tij kërkohet përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë. Nga opozita shqiptare, një gjë e tillë është kushtëzuar me pretendimin që me hapjen e dokumentit themeltar, aty të përfshihet dhe kërkesa e hershme që të përfshihet dhe gjuha shqipe dhe jo përkufizimi “gjuha e folur nga më shumë se 20 për qind e popullsisë, është gjuhë zyrtare.