Jorida Tabaku i është bashkuar sot protestës qytetare kundër qeverisë, që këtë të hënë shënon ditën e nëntë.
Praninë e saj në protestë e ka konfirmuar vetë Tabaku përmes një postimi që ka bërë në rrjetet sociale.
“Plot sheshi me qytetarët që kanë mbushur rrugët, që protestojnë kundër sistemit, që qeveria e ‘Rilindjes’ ka krijuar. Qytetarë pa parti, me familje dhe të rinj, me një energji të jashtëzakonshme janë ngritur në këmbë. Komunizmi i korrupsionit në këtë rast, që ka sjellë ‘Rilindja’ në Shqipëri. Këto janë britma që janë kundër qeverisjes”,-shprehet Tabaku.
Tabaku po merr pjesë hapur në një protestë, në të cilët qytetarët nuk thërrasin vetëm “Rama në burg!”, por edhe “Berisha në burg!”.
Siç duket tashmë është zbardhur loja, Berisha fshihet zogjtë krihen duke parë ëndrra me pushtet.

