Grupi i aktivistëve të angazhuar në protestat “flamingo”, lajmëruan një tubim para Kuvendit, në ditën e miratimit në parim të buxhetit dhe paketës fiskale. Por herët në mëngjes, para Parlamentit në orën 09:30 pati një grup mjaft të vogël qytetarësh.
Të njëjtët organizatorë njoftuan edhe protestë po sot, te Ministria e Arsimit, në orën 14:00, por sërish u shënua pjesëmarrje e ulët.
Pas qëndrimit para ministrisë, grupi marshuan sërish drejt parlamentit, rreth orës 16:00 të pasdites, dhe rreth orës 18:00 marshuan sërish drejt kryeministrisë. Aty, policia i largoi nga bulevardi për të hapur qarkullimin, dhe me tensioneve i zhvendosi në trotuar në anën e kryesisë së Kuvendit.
Pas marshimit nga Kryeministria protestuesit janë nisur drejt Parlamentit, me thirrjet “Pa dorëheqje nuk ndalemi” dhe “Parlamenti i krimit”.
Një pjesë e tyre ndodhej në anën tjetër të zonës, por tashmë janë bashkuar dhe po marshojnë drejt Kuvendit për te plotësuar orarin e punës.
