osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Tetë të vërtetat pa përgjigjie të gënjeshtarit Berisha

Tetë të vërtetat pa përgjigjie të gënjeshtarit Berisha

…A ke treguar të vërtetën dhe ka qenë ndonjeherë i sinqertë në ato që ke bërë dhe ke thënë Sali Berisha……

Njeriu nga bota e kafshëve e ndan vetëm një, e ky hap është ndjenja e turpit. E në këto 27 vite pluralizëm të ashtuquajtur demokraci, në jetën politike shqipëtare ku brenda kësaj janë si psh politikanët, në të shumtën e rasteve dhe sidomos tek një pjesë e mirë tek këto politikanë, kjo ndjenjë turpi nuk ka ekzistuar e nuk ekziston fare. Por në 27 vite Shqipëri post-komuniste, njeriu që është më i paturpshmi, më gënjeshtari, më hipokriti, më antinjerëzori, më i skrupullti, më tinzari, që siç thotë edhe populli, që as nuk skuqet e nuk zverdhet faqja nga ato që ka thënë e ka bërë, është vetëm një njeri, e ky me plot gojën mund ta themi, është Sali Berisha.

1-A ke thënë të vertetën dhe a ke folur sinqerisht ti Sali Berisha, agjent i agjenturave të klaneve sllavo-serbe, si hyre në partinë demokratike, si more drejtimin e saj, dhe nga ky uzurpim mafioz e kriminal të kësaj partie, dominove politikën shqipëtare e shtetin shqipëtar, në të gjitha fushat e drejtimit të vendit. Pra kush qe suporti yt që të financoi, kush qenë ato njerëz, kush qenë ato klane ultra-shoviniste që të ndihmuan që ti vazhdon edhe sot t’u shërbesh, në dëm të interesave tona kombëtare e mbarëkombëtare.

2-A ke thënë të vertetën dhe a ke folur sinqerisht, se kush i formoi dhe ngriti firmat piramidale në mesin e vitetve 1996, duke pasur aksesin e suportin tënd në krijimin e këtyre firmave piramidale, duke i quajtur bile këto firma si katër dragonjtë e Azisë( Shqipërisë ), dhe se paret e këtyre firmave piramidale janë të pastra. Por në rradhë të parë ishte përgjegjësia jote dhe e shtetit tënd që ti drejtoje si president republike, duke të sunduar egoja jote e sëmurë për pushtet, lavdi dhe para, dhe e çove Shqipërinë drejt shkatërrimit total në të gjitha drejtimet, pra falimentove shtetin, rast unikal në botë dhe ndoshta i vetmi në historinë botërore, bile deri në prag të luftë civile e vëlla-vrasje ndërmjet shqipëtarëve.

3-A ke treguar të vertetën dhe a ke folur sinqerisht për rastin e patriotit dhe atdhetarit Remzi Hoxha, shqipëtar nga trojet shqiptare në Maqedoni. Përse e rrëmbeve, e morre peng, e torturove dhe e zhduke trupin këtij shqipëtari, kush ishte arsye që të dogji që ndërmorre këtë veprim makabër ndaj këtij njeriu, për të mos ditur edhe as sot se ku gjënden eshtrat e Remziut. Pra edhe sot mbas 24 viteve nuk është mesuar kurrë e vërteta e kësaj zhdukje e trupit, ka 24 vite që familja e Remzi Hoxhës po ta kërkon të paktë trupin e tij, po ti nuk përgjigjesh. Mos vallë është një kasetë e filmuar ku sipas të thënave ështe filmuar një takim i yti me kriminelin serb të luftës në Kosovë, Arkanin në Pogradec apo diku tjetër.

4-A ke treguar të vertetën dhe a ke folur sinqerisht për vrasjen e Azem Hajdarit, kush e sajoi, kush e urdhëroi, përse u bë kjo vrasje dhe prapavija e kësaj vrasje. A të kujtohet një frazë e jotja e thënë në nje takim me një rreth mjaft të ngushtë të njerëzve tuaj në partinë demokratike ku ishit edhe ju, ku është thënë dhe deklaruar që, duhet të vritet njëri nga ne që ne të marrim pushtetin. Dhe ruleta ruse i ra Azem Hajdarit që ishte njeri më kontravers dhe popullor në elektoratin e djathtë. Dhe dihet dita e varrimit të të ndjerit Azem Hajdarit, kur bandat falangiste e lumpenit të shoqërise, por edhe një pjesë e ushtrise së FARK-ut të Bujar Bukoshit morrën pjesë dhe kryen grushtin e famshëm të shtatorit të vitit 1918.

5-A ke treguar të vertetën dhe a ke folur sinqerisht kur ti ishe kryeministër Sali Berisha dhe familja jote në ngjarjen makabre të Gërdecit, kur si pasojë e korrupsionit që bëtë ju e familja juaj, e sidomos biri yt Zeni, që ishte administratori de fakto i kësaj fabrike demontimi, kur si pasoje e barbarisë e babëzisë tuaj si familje Sali Berisha, u vranë 26 veta, u plagosën mbi 300 veta dhe u shkatërruan mbi 3000 shtëpi e objekte private. A fole të vërtetën e me sinqeritet kur the se nuk e njoh baxhakun që u vra atë ditë, atë baxhanak ku puntorët nuk e njihnin për shqipëtar, por për amerikan me emrim Xhim. Dhe ky Xhimi jot Sali Berisha numëronte çdo gjë që hynte e dilte nga fabrika, pra numëronte paratë që fitoheshin në ditë, dhe shuma që përflitej si fitim ditor që shkonin në llogaritë e familjes Berisha ishte 70 mijë dollarë. A the të vertetën kur deklarove se nuk e di ku bie Gerdeci dhe se e ndëgjoj për herë të parë, kur u vertetua se pronari legjitim i kësaj fabrike ishte Zeni yt Berisha.
6-A ke treguar të vertetën dhe a ke folur sinqerisht ti Sali Berisha për ngjarjen e tmerrshme të 21 janarit 20011, kur ti si kryeministër, Lulzim Basha si ministër i brendshëm dhe shteti yt kuisling e fashist vratë 4 qytetarë të, në mes të Tiranës e në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” poshtë zyrës tuaj, duke i ekzekutuar në mënyrën më mizore. A fole atë ditë e në ditët në vazhdim të vertetën dhe sinqerisht, sepse në daljet e tua të shpeshta në konferencat e shtypit, nga paniku që të kishte kapur për këtë krim kriminal që bëre ndaj qytetarëve tuaj. Nuk the asnjëherë të njëjten version për ngjarjen, por e ndryshoje sa herë që dilnin fakte të reja kompromentuese ndaj kësaj ngjarje, sepse u vertetua nga hetimet dhe populli që urdhëruesi ishit ju kuislingu Berisha, dhe ekzekutori i 4 protestuesve ishte Lulzim Basha e garda e tij pretoriane. Ti arrite deri aty sa nuk dorëzove përpara organeve të drejtësisë gardistët kriminelë që qëlluan mbi popullin, dhe nga goja e jote e shthurur kërcënove presidentin e repuplikës e krye prokuroren e përgjithshme duke i cilësuar si horr e lavire bulevardi.

7-A ke treguar të vertetën dhe a ke folur sinqerisht me rastin e zgjedhjeve të vitit 2009, kur populli nuk të votoi ty por opozitën e majtë, por ti në mënyrën më skandaloze, bajraktare e uzurpuese, antidemokratike e fashiste, ndryshuat me dhunë rezultatin e zgjedhjeve, me shqyerje e ndërhyrje në kutitë e votimit. Ti nuk pranove te hapeshin kutitë e të numëroheshin votat sepse ti e dije shumë mirë që kishe humbur e populli me shumicë nuk të kishte votuar ty e partinë tënde. Dhe ti e di shumë mirë Sali Berisha se mbas vitit 1992 ti nuk ke fituar asnjëherë zgjedhjet e populli nuk të ka votuar që ti të ishe fitues, por gjithmonë i ke vjedhur e manipulluar zgjedhjet. Kur ti nuk pranove që të verifikoheshin përsëri rezultati sepse ato do të nxirrnin maskaradën e madhe dhe hajdutërinë ndaj votave e verdiktin e popullit, bëre krimin tjetër duke i djegur kutitë e votimit, për të vulosur vjedhjen dhe atë që populli e dinte shumë mirë, bile edhe sot se ti nuk i fitove zgjedhjet e vitit 2009.

8-A ke treguar të vërtetën dhe ke folur sinqerisht ndonjëherë në jetën tënde, dhe sidomos gjatë 27 viteve që ke qenë dhe vazhdon të jesh në politikë, ti njeriu që e ke shkelur më shumë se çdo qytetar tjetër i këtij vendi, ligjn dhe kushtetutën. Që ke vrarë, zhdukur, vjedhur, grabitur, shkatërruar, dhe që i ke sjellë dëme të pariparueshme kësaj Shqipërie hallemadhe, dhe që vazhdon e kërkon përsëri ti sjellësh me prapësitë e tua kriminale e banditeske.

Dhe po e mbyll këtu këtë shkrim duke thënë përsëri që, a ke folur e je treguar i sinqertë të paktën një herë në jetën tënde ti antishqipëtari, banditi, krimineli, kuislingu e agjenti sllavo-serbe Sali Berisha. Eh sa shumë të këqija që i ke sjellë Shqipërisë e trojeve shqipëtar, dhe sa shumë e më shumë zullume të tjera mban mbi shpinë ti njeri dhe po ti sjell në mënyre kronologjike disa nga këto si psh : – Kontrabandën e naftës në vitet 1992-1995 gjatë luftës në ish-Jugosllavi, në vdekjet misterioze dhe enigmatike të Kosta Trebickës, të Safet Zhulalit, të Bashkim Gazidedes, të Gramoz Pashkos dhe të Sokol Olldashit, si dhe ne futjen e hasmërisë në fiset e Tropojës dhe të djelmnisë së saj ku u bënë mbi 300 e ca të vrarë, Kur do të vijë ajo ditëqë ti Sali Berisha të japësh llogari përpara organeve të drejtësisë e të dënohesh duke marrë dënimin e merituar për ç’ka i ke sjellë kombit shqipëtar dhe malin e madh të krimeve që mban mbi shpine…?????…………

…Shkruar nga Bujar Cani me datë 30/04/2018….