osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Thamë se ishte Shqipëria pa nivel, por jo”! Në Spanjë mbeten të impresionuar nga Megi Doçi ndaj Realit të Madridit: Nuk do habiteshim nëse ndonjë skaut…

“Thamë se ishte Shqipëria pa nivel, por jo”! Në Spanjë mbeten të impresionuar nga Megi Doçi ndaj Realit të Madridit: Nuk do habiteshim nëse ndonjë skaut…

Vllaznia luajti kundër Realit të Madridit në ndeshjen historike për futbollin e Shqipërisë. Ky takim ishte i vlefshëm për grupet në Champions League dhe përfundoi 0-2. Shkodranet meritonin notën 10 për mënyrën sesi u mbrojtën në pjesën e parë, teksa madrilenet dukeshin si një ekip mesatar i Europës, pa bërë asgjë në fushë që të tregonin madhështinë.

Duhej të shihje fanellën për të kuptuar që bëhej fjalë për Realin e Madridit. Por cila ishte lojtarja që bëri përshtypje te Vllaznia? Media spanjolle “Relevo” ka shkruar një artikull të veçantë për Megi Doçin, ku mes të tjerash thonë se u ka ndryshuar mendimi.

“Isha shumë kurioz të shihja Megi Doçin duke luajtur. Shqiptarja duket si një yll i madh për Vllazninë dhe në paraqitjen e kësaj ndeshje zbulova një fakt mbresëlënës për të. Kishte shënuar 600 gola në 9 vitet e fundit. Ose, mesatarisht gati 70 gola në vit. U befasova nga shifra dhe mendova se ishte edhe e ekzagjeruar dhe rezultat i mungesës së nivelit të futbollit në Shqipëri.

Por duke parë si luajti, e kuptova pak më shumë se kush ishte Megi Doçi. Sulmuesja e Vllaznisë u kthye në mbrojtje, duke qenë çelësi për ndalimin e Atheneas në pjesën e parë. Nga këpucët e saj dolën aksionet më të mira të skuadrës shqiptare dhe nuk do të habitesha nëse tashmë do të kishte një skaut që do të vinte në dukje emrin e saj. Është 26 vjeç dhe është një nga yjet e kombëtares shqiptare”, shkruhej në reportazhin e bërë nga “Relevo”.