osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Thellohet skandali me lobimet e PD në SHBA: Ja si opozita bllokoi në KQZ hetimin e thelluar!

Thellohet skandali me lobimet e PD në SHBA: Ja si opozita bllokoi në KQZ hetimin e thelluar!

Thellohet skandali me lobimet e Partisë Demokratike në SHBA. Dje Lulzim Basha dha sqarime në prokurori, por duket se në lojë është përfshirë edhe KQZ. Kryetari i këtij institucioni, Klement Zguri paraqiti raportin vjetor në Komisionin parlamentar të Ligjeve, ndërsa u prek dhe çështja e lobimeve. Deputeti Alket Hyseni kërkoi nga Zguri informacion se si ka vepruar KQZ pasi shpërtheu skandali i lobimeve.

“Kreu i PD sot është thirrur për të dëshmuar në prokurori, pikërisht për financimin e PD në zgjedhjet e 2017, financime të dyshimta të ardhura nga fonde ruse apo fonde nga korrupsioni dhe evazioni fiskal. Duke marrë spunto nga lajmet e ditëve të fundit, ftoj KQZ të ngrejë hetim të thelluar. Tani ka hetim penal në SHBA, Skoci dhe Shqipëri. Çfarë detyre kini zbatuar ju?

Çfarë detyre kini realizuar ju nga auditi? Sepse kemi të bëjmë me një rast që është i njohur botërisht dhe merren të mirëqena, pra kemi të bëjmë me një shkelje flagrante të financimit nga një parti politike. Nuk do gjeni në karrierën tuaj politike dhe në historikun e KQZ, rast më të pastër të shkeljes së ligjit të financimit të partive politike. Nëse ju do të mbyllni sytë ju nuk po bëni një nga detyrat tuaja më themelore”, tha Alket Hyseni.

Më pas kreu i KQZ, Klement Zguri u përgjigj se u kërkua thellim i hetimeve, por një gjë e tillë nuk u pranua nga KQZ. “Ka qenë një propozim i administratës i mbështetur prej meje për të pasur hetim të thelluar për këtë gjë dhe është refuzuar. Administrata e KQZ me mbështetjen time ka kërkuar në mbledhjen zyrtare hetim të thelluar për rastin konkret. Është refuzuar nga anëtarët tuaj”, u shpreh Klement Zguri.

Reagon Denar Biba

Pas deklaratës së Klement Zgurit për hetim të thelluar të lobimeve të PD, ka reaguar nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba. Ai konfirmoi se në mbledhjen e datës 12 mars të 2018 ka qenë i vetmi nga anëtarët që ka kërkuar thellim të hetimit lidhur me kontratat e lobimit të Partisë Demokratike, pas një artikulli investigativ të bërë nga revista amerikane “Mother Jones”.

Por sipas Bibës, 4 anëtarët e propozuar nga opozita në KQZ, më konkretisht Zguri, Hyseni, Shtjefni e Veleshnja ishin në unison kundër thellimit të hetimit, ndaj duke mos pasur kuorum, nuk u vijua më tej me procedurën për ta hedhur në votim kërkesën e tij për thellim të hetimit. Pra skandali qëndron në faktin se deri në tetor të 2018 shumicën në KQZ e ka pasur opozita.

Më konkretisht ajo ka pasur 4 anëtarë siç janë: Klement Zguri, Vera Shtjefni, Hysen Osmanaj dhe Gëzim Veleshnja. Ndërsa PS ka pasur 3 anëtarë: Denar Biba, Bledar Skënderi dhe Edlira Jorgaqi. Pra ndarja në KQZ ka qenë 4 me 3 për opozitën, që do të thotë se është bllokuar thellimi i auditit për skandalet e PD nga të propozuarit e PD-LSI.

Klement Zguri raporton në Kuvend

Kreu i KQZ, Klement Zguri ka raportuar dje në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e institucionit që ai drejton gjatë vitit të kaluar. Duke iu referuar situatës politike në vend, ai tha se përplasjet mes partive po ndikojnë në procesin zgjedhor. “Përplasja politike, me shumë gjasë, nuk ka për ta lënë KQZ-në pa e përfshirë në vorbullën e saj, sepse përplasja politike do godasë dhe zgjedhjet lokale, së paku administrimin e tyre.

Nëse ndodh, atëherë Kuvendi duhet t’i japë mbështetje të përforcuar KQZ-së, duhet të mbrojë pavarësinë e tij, duhet ta inkurajojë në zbatimin me fanatizëm të ligjit. Që zgjedhjet lokale të zhvillohen me sukses, ato kanë nevojë për një administratë të vendosur, të fortë, serioze e profesionale. Lidhur me bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile për përmirësimin e regjistrave dhe sistemit të adresave, nuk është bërë asgjë. Kemi hasur në indiferencën e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile”, tha Zguri./Elisjeda Kiko