Një djalë 17 vjeç nga Kosova humbi jetën të premten e shkuar në Oberglatt të Cyrihut në Zvicër. Trupi i pajetë i të riut, Rinor Bunjaku është gjetur në shinat e trenit.
Nuk dihen rrethanat si ka ndodhur ngjarja, por ajo që dihet është se 17-vjeçari ka ndërruar jetë pranë shinave të trenit.
Familja Bunjaku bën të ditur se Rinori i ndjerë do të varroset të premten, më 3 maj në orën 13.00 në varrezën “Friedhof Chilisbaum”, Ifangstrasse 100 në Rümlang/ZH.
Babai i Rinorit ka shkruar vargje prekëse në “Facebook” për djalin që ka ndërruar jetë tashmë.
Statusi i babait të Rinorit në rrjetin social “Facebook”:
Ti po flen e unë ende po pres qe ti me u çu, po thirri amo ti s’po çohesh, lem unë të vdes e ti çohu, pi foli shpirtit tënd pi foli.
Kom pa n’filma tu shku nusja te vorri e burrit, kom pa edhe djali tu kajt mbi vorr të dashurës, amo nuk ish e njëjt si me shku te vorri i djalit e me shkri krejt lot mbi trupin e tij… U prefsh në paqe Djali jem drita jem RINOR
Ti po flen e un hala po pres qe ti me u qu, po tthirii amo ti spo qohesh, lem un te vdes e ti qu, pi foli shpirtit tond pi foli. Kom pa nfilma tu shku nusja te vorri e burrit, kom pa edhe djali tu kajt mbi vorr te dashures amo nuk ish e njejt si me shku te vorri i djalit e me shkri krejt lot mbi trupin e tij… U prefsh ne paqe Djali jem drita jem RINOR