osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Trimërohet prokurori i klanit “gështenja” Hajdarmataj/ Sulmon Arta Markun që e degdisi dhe i kërkon llogari: Duhet të përgjigjesh për zyrtarët që janë të lirë

Trimërohet prokurori i klanit “gështenja” Hajdarmataj/ Sulmon  Arta Markun që e degdisi dhe i kërkon llogari: Duhet të përgjigjesh për zyrtarët që janë të lirë

Analiza vjetore mbi punën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda konsiderohet si më negativja dhe përçarësja gjatë gjithë analizave që ka zhvilluar kjo prokurori që nga periudha e themelimit në vitin 2014. Asnjë Prokuror i Përgjitshëm që ka analizuar punën e kësaj prokurorie, nuk ka guxuar ta quajë këtë prokurori me nofkën “supermarket” siç bëri Arta Marku dje, por kanë vlerësuar maksimalisht punën e prokurorëve të këtij institucioni mjaft të rëndësishëm të drejtësisë Shqiptare.

“Shqiptarja.com” mëson nga burime brenda kësaj prokurorie se analiza vjetore e punës së këtij institucioni është shoqëruar me debate, dhe kjo gjë erdhi si pasojë e fjalimit të ashpër të kryeprokurores Arta Marku, ndaj kolegëve të saj që ushtrojnë funksionin e prokurorit.

Më konkretisht ky debat është zhvilluar mes Arta Markut dhe ish-drejtuesit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, ku ky i fundit vendosi ti drejtohet kryeprokurores duke i thënë se dosjen me nr.339 e ka pasur ai në hetim, por me vendim të Markut sipas Hajdarmataj kjo çështje i është hequr për ta hetuar.

Më tej Hajdarmataj i është drejtuar Markut se duhet të përgjigjet për ata pushtetarë të përfshirë në atë dosje, që sipas tij me urdhër të Markut vijojnë të qëndrojnë të lirë.Njëherësh Hajdarmataj i ka pohuar se është në gjëndje të bëjë sërisht atë dosje dhe do e bëjë.

Por nga ana tjetër Arta Marku ka reaguar sërisht kthyer një përgjigje se prokuroria nuk është një treg shitjesh. Kryeprokurorja Arta Marku ka kritikuar vartësit e saj në Prokurorinë e Tiranës dhe atë të Krimeve për cilësi të dobët hetimesh, harresë të dosjeve në sirtare si dhe trafik të informacioneve sekrete në media. Marku ka qenë e ashpër me vartësit e saj gjatë analizës vjetore, ndërsa krah saj gjatë analizave ishin dhe përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Arta Marku, pas prokurorisë së Tiranës ka kritikuar ashpër Prokurorinë e Krimeve të Rënda për disa dosje, që sipas saj vijojnë që të flenë në sirtarët e këtij organi, por edhe nxjerrjet e informacioneve nga prokurorë të caktuar. Marku u shpreh se disa prokurorë nga Krimet e Rënda “na kanë bërë që të na vijë turp”, pasi e kanë keqpërdorur postin duke nxjerrë informacion dhe dokumentacion pa dashur t’ia dinë për ruajtje të sekretit hetimor.

“Kjo është prokuroria më e rëndësishme në vend, asnjë veprim i kësaj nuk mund ti shpëtoj opinionit apo politikës. Kjo rrit presionin dhe vështirëson punën tuaj. Keni trajtuar me sukses shumë raste. Pavarësisht ngarkesës keni treguar se dini të punoni dhe në kushtet e një presioni shumë dimensional, por disa prokurorë të tjerë nga radhët tuaj na kanë bërë që të na vijnë turp, e kanë keqpërdorur duke nxjerrë informacion dhe dokumentacion pa dashur t’ia dinë për ruajtje të sekretit hetimor. Ata kanë harruar të bëjnë detyrën dhe të kryejnë hetime aty ku duhet të kryheshin”-tha ajo.

Më pas Arta Marku u ndal te dosjet që kanë trazuar politikën në muajt e fundit. Për Kryeprokuroren është e papranueshme sesi cilido i njeh disa dosje me numra. Edhe pse nuk i përmendi konkretisht, referimi shkonte për dosjet 339 dhe 184 të denoncuara nga opozita për krimin zgjedhor në Durrës dhe në Dibër. Marku kërkoi që këto dosje të hetohen në mënyrë objektive, ndërsa theksoi se informacionet nuk duhet të dalin në media, pasi gazetarët nuk duhet të jenë pjesë e grupit hetimor.

“Disa nga dosjet kanë trazuar politikën në vend, madje kushdo i njeh edhe me numra dhe kjo nuk mund të jetë situatë normale. Secili prej jush e di mirë se çfarë duhej bërë dhe nuk është bërë, sesi janë mbajtur çështjet nëpër sirtarë për t’u përdorur për interesa të caktuara që ju i dini dhe i njihni mirë. Interesi duhet të jetë hetimi dhe zbardhja e ngjarjeve në të gjitha çështjet, të vjetra apo të reja. Ky është një organ hetimi dhe jo supermarket që cdo gjë ka çmim.

Prokuroria për krimet e rënda ka qenë më cilësore ka ardhur në rënie për shkak të ndërthurjes së punës me interesa personale. Ju kërkoj të fokusoheni te puna, hetoni çështjet që kanë trazuar jetën politike, hetimi të jetë objektiv, mbani larg mediat, gazetarët nuk duhet të jenë pjesë e grupit hetimor, sikur po i trajtoni ju. Hetimi pasuror le për të dëshiruar. Ushtroni kompetencat e plota deri në ngritjen e SPAK, krimi dhe korrupsioni duhet të luftohen çdo ditë”-tha ajo.