Trump, Putin dhe Zelensky në një tryezë? Propozimi i kreut të CIA-s gjatë vizitës në Moskë

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ka propozuar zhvillimin e një takimi trepalësh mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij në Moskë në fillim të kësaj jave.

Lajmi është raportuar nga Axios, duke iu referuar dy burimeve të informuara për çështjen.

Sipas burimeve, vizita e Ratcliffe në Moskë kishte edhe një tjetër objektiv: të vlerësonte nëse drejtuesit e shërbimeve ruse të inteligjencës mund të luanin një rol në bindjen e Vladimir Putinit për t’u rikthyer në tryezën e negociatave me Ukrainën.

Negociatat do të zhvilloheshin nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, në një përpjekje për të gjetur një rrugë drejt përfundimit të konfliktit.

Propozimi vjen në një moment kur përpjekjet diplomatike për rikthimin e bisedimeve mes Moskës dhe Kievit mbeten një nga çështjet kryesore në agjendën e administratës amerikane.