osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

U çmend “Venecia” apo u çmend sërish Ilir Meta?

U çmend “Venecia” apo u çmend sërish Ilir Meta?

Nga Flogert Muça

Që prej ditës që u bë publik opinioni i Komisionit të Venecias ku qartësisht konstatohej fakti se Ilir Meta kishte shkelur Kushtëtutën me ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve dhe se zgjedhjet që u zhvilluan në 30 qershor ishin plotësisht legjitime, Presidenti është bërë më agresiv se kurrë duke sulmuar Komisionin si të shitur e të blerë nga një palë apo nga nje tjetër.

Natyrisht që kjo është një sjellje e një njeriu në hall, i cili pasi u zotua përballë Çim Pekës se nëse Venecia do thoshte se ai ka shkelur Kushtetutën do dorëhiqej, nga zyra e tij e shtypit dhe po në portalin e famshëm të Cimit dhe jo vetëm, ka nisur një sulm ndaj ekspertëve më të mirë ndërkombëtarë të Komisionit të Venecias.

Por, Ilir Meta që sot sulmon Venecian, në fakt ka patur një qëndrim krejt tjetër ndaj këtij institucioni, përpara se të gjendej në hallin që është tani.

Ilir Meta e ka cilësuar vazhdimisht Komisionin e Venecias si ‘institucioni më i lartë dhe më prestigjioz në Evropë për çështjet e së drejtës kushtetuese.’

Jo më larg se në 3 korrik të këtij viti, teksa fliste për reformën në drejtësi, meta do të shrehej se : ”Të gjitha ndryshimet kushtetuese u miratuan sipas këshillimeve të Komisionit të Venecias, institucioni më i lartë dhe më prestigjioz në Evropë për çështjet e së drejtës kushtetuese”.

Për ta vazhduar në 22 korrik të po këtij viti, ku shprehej me superlativa se ‘‘Sot kam një falënderim të veçantë për Komisionin e Venecias, për të gjithë ekspertizën e vyer e të pakursyer, që na dha në atë proces. I lumtur që i qëndrova besnik rekomandimeve të këtij Komisioni për reformën kushtetuese, që garantonin pavarësi dhe paanshmëri të drejtësisë nga politika. ”

Por jo vetëm kaq. Ilir Meta që në 12 Mars 2016 është shprehur entuziast dhe ka dhënë nota maksimale për Venecian. Një ditë pas miratimit të draftit final të reformës në drejtësi, asokohe si kreu i Kuvendit Ilir Meta pati konfirmuar në një dalje të posaçme për mediat se Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi.

“LSI ka vetëm një plan të votojë reformën në drejtësi. LSI është shprehur se gjykatësi suprem është Venecia dhe askush tjetër”.

Pyetjes nëse LSI-ja do të miratojë reformën pa Partinë Demokratike, Meta iu përgjigj: “LSI-ja ka vetëm në plan që të votojë reformën në drejtësi. LSI-ja e ka thënë e para se standardi është vetëm Komisioni i Venecias. Ajo e ka gjykuar me thellësi draftin e reformës, pra ka qenë e ndërgjegjshme për një klimë politike jo shumë bashkëpunuese, kështu që nuk ka asnjë plan tjetër, përveçse të shprehet pro rekomandimeve të Komisionit të Venecias”, shprehej Meta.

Në fakt ka edhe plot deklarata të tjera të Ilir Metës që janë lavde për Venecian, por sapo ky komision dha një opinion të tijin që thoshte se Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën dhe se zgjedhjet e 30 qershorit ishin tërësisht legjitime, ai u bë bishë dhe e shpalli atë institucion të blerë nga Soros e të tjera përralla shqiptare si këto.

E megjithatë, ”Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën e zgjedhjet e 30 qershorit ishin legjitime”, shkruan Venecia…/