Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur procedurat disiplinore ndaj shefave të komisariatit në Tiranë dhe punonjësve të tjerë.
Efektivët do të hetohen pasi në grupin e punës komunikonin me njëri-tjetrin biseda joetike në në aplikacionin “WhastApp”.
Lidhur më këtë rast konkretisht shefat e Komisariatit nr.1 Rustem Dervishi dhe Petrit Hala dhe punonjës të tjerë filluan të tallen me rastin e një vajze të mitur që është raportuar e humbur.
Njoftim i plotë policie:
“Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka nisur menjëherë procedurat për nisjen e hetimit disiplinor ndaj punonjësve të Policisë Tiranë, pas publikimit në rrjete sociale të disa komunikimeve jo etike, në grupet e komunikimit.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90”, shkruan AMP.