osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

U vra në plazhin Bora Bora në Romë! “Sky ECC” zbulon porositësin e vrasjes së Selavdi Shelajt në vitin 2020, pagoi 150 mijë euro

U vra në plazhin Bora Bora në Romë! “Sky ECC” zbulon porositësin e vrasjes së Selavdi Shelajt në vitin 2020, pagoi 150 mijë euro

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e Selavdi Shelaj, në 20 shtator 2020, në breg të detit në Bora Bora të Italisë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se vrasja e Shelajt mund të jetë e porositur nga një bashkatdhetar i tij, Altin Sinomati.

Sipas mediave italiane, dyshohet se Altin Sinomati, i njohur si Aldo ose “Il Lungo” ka paguar 150 mijë euro Raul Esteban Calderon për të vrarë Shehajn.

Pas më shumë se 3 vitesh, hetimet në lidhje me këtë vrasje u pasuruan nga zbërthimi i bisedave në “Sky ECC”.

Sipas mediave, emri i porositës ka dalë në këtë aplikacion, të përdorur në masë nga bota e krimit.

Sinomati prej disa kohësh është në kërkim nga autoritetet italiane, por që ende nuk është arritur gjurmimi i tij.

Shelaj u qëllua të dielën rreth orës 10 e gjysmë të paradites së 20 shtatorit 2020, teksa po frekuentonte plazhin “Bora Bora”.

Një person me rroba sportive i shoqëruar nga një tjetër me motor hapi zjarr ndaj 38-vjeçarit.

Fishekët e kalibrit 7,65 mm goditën shqiptarin në shpinë dhe një tjetër në shtyllën kurrizore, duke terrorizuar plazhistët e duke e lënë të paralizuar viktimën, ndërsa agresorët u zhdukën mes turmës pa lënë gjurmë.

Ai ndërroi jetë 48 orë pas ngjarjes pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.