osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Vettingu… fabrika e një llumdrejtësie të frikshme, arrogante dhe të padrejtë!

Vettingu… fabrika e një llumdrejtësie të frikshme, arrogante dhe të padrejtë!

Nga Anri Bala

Ndërsa shqiptarët shihnin ëndrra me sy hapur, se ku vend do të ndryshonte, jo për gjithçka por të paktën për atë që ka nevojë çdo qenie njerëzore, trajtimin si të barabartë përpara drejtësisë… në fakt po ndodh e kundërta. Drejtësia në Shqipëri u kthye në një mision i pamundur…!

Me Vettingun, ata që kanë në dorë çekiçin e drejtësisë i kanë kaluar limitet e padrejtësisë. Në vend u krijua një model i ri xhambazësh, me po ata njerëz që u nxorrën nga i njëjti gjiriz, duke larguar të mutosurit dhe duke mbajtur të shurrosurit, të cilët duke qenë të trembur nga politika dhe politikanët, janë të trimëruar dhe arrogant me viktimat e tyre… qytetarët.

Zelli i tyre kriminal, për të përdorur masën më të rëndë të kodit për çdo vepër penale, megjithëse ka dhjetra nene dhe burgu është i fundit… tregon se sa të frikshëm dhe të rrezikshëm janë bër vetingashët.

Parzmorja e Vettingut i ka kthyer në Don Kishot qesharak dhe klloun të pacipë, në përpjekjet e tyre për tu dukur kalorës në sy të pagatorëve të Reformes në Drejtësi, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Janë aq të guximshëm, sa kanë krijuar bindjen se janë më në fund të paprekshëm dhe se meritojnë shprehjen e Jezusit: Fali o Zot, se nuk dinë se çfarë bëjnë, por jepu o Zot atë që meritojnë, ku u dhemb më shumë!

Rasti i padëgjuar ishte çuarja pas hekurave e një gruaje nga rrethinat e Shkodrës, e cila kishte një vendim penal në vitin 2020, për një gjobë 250 mijë lekë, por për arsye të pamundësisë dhe varfërisë për ta paguar, drejtësia ia konvertoi me burg.

Veglat e keqpërdorura të ligjit, u lodhën dhe u munduan për ta arrestuar e izoluar pas hekurave në emër të shtetit, ligjit dhe zbatuesve qesharak këtë nënë të re, akoma lehon, e cila kishte vetëm 8 ditë që kishte sjellë fëmijën e parë në jetë.

A ekziston një jurist në botë që mund të shpjegoi dhe bind, se çfarë përfiton shoqëria, sistemi, shteti dhe qameti, kur një i dënuar me gjobë 250 mijë lekë me vendim gjykate, u merr taksapaguesve qindra mijë lekë në muaj, kur dihet se kosto ditore e një të dënuari është më e lartë se sa gjoba e papaguar.

Natyrisht që nuk ka përgjigje por kjo na krijoj edhe njëherë bindjen, se këtë drejtësi të veshur me parzmoren e vettingut duhet ta kemi frikë për padrejtësinë dhe arrogancën e saj në përdorimin dhe interpretimin e ligjit.

Kjo është një provë e pakundërshtueshme, se drejtësia në këtë vend ka vdekur dhe askush të mos ëndërroi ligjshmëri nga kufomat e ardhura nga “profesorët” e plepave dhe magjistrat e mësuar prej tyre, që gëlojnë në sistemin e ish haledrejtësisë!/Ekskluzive.al