Vettingu si “inkuzicion” shkel të drejtat e njeriut, rrëzohet sërish në Strasburg: Gjykata Europiane i jep të drejtë ish-prokurorit Adnand Kosova dhe Luan Daci

Vettingu si “inkuzicion” shkel të drejtat e njeriut, rrëzohet sërish në Strasburg: Gjykata Europiane i jep të drejtë ish-prokurorit Adnand Kosova dhe Luan Daci

Ish-prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Adnand Kosova, fiton betejën në Gjykatën e Strasburgut.

Pasi e shqyrtoi çështjen e Kosovës, Strasburgu deklaroi se “shkarkimi i aplikantit nuk u tregua proporcional me qëllimet legjitime të ndjekura”.

Gjykata vlerësoi se, nëse Kosova e kërkon, do të ishte e përshtatshme që procedura e Vettingut të rihapej dhe çështja të rishqyrtohej në përputhje me kërkesat e nenit 8.

Shqipëria duhet t’i paguajë Adnand Kosovës 6 mijë euro për dëm jomaterial dhe 5 mijë euro për kostot dhe shpenzimet e procedurës.

Adnand Kosova u shkarkua nga detyra me vendim të Komisionit të Posaçëm të Apelimit, ndryshe shkalla e dytë e vettingut, vendim që tashmë është konsideruar joproporcional nga Strasburgu.

Kosova është prokuror karriere dhe ka ushtruar detyrën në Prokurorinë e Krimeve të Rënda prej dhjetorit të 2004 dhe ka qenë edhe drejtues i këtij institucioni. Në momentin e nxjerrjes jashtë sistemit të drejtësisë, ai ushtronte detyrën e prokurorit pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut gjithashtu gjeti shkelje të nenit 7 të Konventës në lidhje me dënimin penal për falsifikim të dokumenteve të dhënë nga gjykatat shqiptare ndaj ish-anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Neni 7 i Konventës, i titulluar “nuk ka dënim pa ligj” përcakton se askush nuk mund të dënohet për një veprim ose një mosveprim që, në momentin kur është kryer, nuk përbënte vepër penale sipas të drejtës së brendshme ose asaj ndërkombëtare.

Procesi penal kundër Dacit nisi me kallëzimin e disa magjistratëve, të cilët e akuzuan atë se kishte falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit për pozicionin e anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke mos deklaruar një masë disiplinore për largim nga puna në vitin 1997.

Vetingu siç po duken bathët paska qenë si inkuzicioni sepse çeshtjet e njëpasnjëshme po rrëzohen nga gjykata e Strasburgut.