VIDEO/ Aktivistja suedeze Greta Thunberg në protestën në Tiranë! Ironizon Balla: Paska ardhur për të na mbrojtur nga imperalizmi! Klikimet u morën, tani avioni dhe hipokrizia e radhës

VIDEO/ Aktivistja suedeze Greta Thunberg në protestën në Tiranë! Ironizon Balla: Paska ardhur për të na mbrojtur nga imperalizmi! Klikimet u morën, tani avioni dhe hipokrizia e radhës

Në një postim në rrjetet sociale, Taulant Balla ka ironizuar ardhjen e Greta Thunberg në Tiranë dhe pjesëmarrjen e saj nNë një postim në rrjetet sociale, Taulant Balla ka ironizuar ardhjen e Greta Thunberg në Tiranë dhe pjesëmarrjen e saj në protestën në Tiranë.

Kreu i grupit të PS shkruan se aktivistja suedeze erdhi për të mbrojtur natyrën nga “fuqitë imperialiste”, por në Berlin është tallur me lëvizjen që kishte themeluar vetë. Balla vë në pikëpyetje vërtetësinë e këtij aktivizmi që duket se bëhet më shumë për të grumbulluar klikime dhe jo për të mbrojtur kauzën.

“Ooooooo paska ardh Greta Thunberg në Tiranë për të mbrojtur natyrën nga fuqitë imperialiste siç thotë ajo, pasi në Berlin shpërtheu në gajasje kur mësoi se “Fridays for Future”, lëvizja për klimën që ajo vetë themeloi, vazhdonte ende të protestonte.

Ky është paradoksi i aktivizmit të epokës së klikimeve: Hipokrizi e gjallë me gjërat që vlejnë! Nga një hipokrizi në tjetrën, me kamera gjithmonë të ndezura dhe rezultate konkrete në xhepat që s’duken.

Klikimet u morën, spektakli u bë, tani avioni dhe hipokrizia e radhës.

Vendet ndryshojnë, por algoritmi mbetet i njëjtë!”, shkruan Balla.