osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Video/ Arrestohet në operacionin sekret i dyshuari kryesor për atentatin ndaj Pajtim Serjanit

Video/ Arrestohet në operacionin sekret i dyshuari kryesor për atentatin ndaj Pajtim Serjanit

Tvklan.al ka zbuluar identitetin e personit të arrestuar nga Policia e Tiranës në lidhje me magazinën e drogës, armëve dhe municioneve.

I arrestuari është Aurel Hoxhallari 41 vjeç, i cili u arrestua në banesën e tij në periferi të Tiranës. Aurel Hoxhallari është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më 10 Janar të vitit 2015 së bashku me kushëririn e tij Amarildo Hoxhallari, si porositës të dyshuar për atentatin ndaj Pajtim Serjanit, ngjarje e ndodhur më 5 Janar 2015 në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Por, më 1 Shkurt 2015 Gjykata e Krimeve të Rënda i la ata të lirë për mungesë provash.

Në videon që shikoni më poshtë, janë pikërisht kushërinjtë Aurel dhe Amarildo Hoxhallari kur u arrestuan në Janar të 2015-s. Dy kushërinjtë Hoxhallari kishin porosituar Artur Bazen për të eliminuar Pajtim Serjanin. Baze u vra më pas nga miku i Serjanit, efektivi Roland Meta.

41-vjeçari Aurel Hoxhallari ka rënë sot në prangat e Policisë së Tiranës për magazinë me drogë, armë dhe mina me sahata që u zbulua në periferi të kryeqytetit.

Burime konfidenciale nga policia thonë për tvklan.al se në shtëpinë që përdorej si magazinë u sekuestrua rreth 300 kg kanabis sativa, arsenal armësh dhe minash të telekomanduara.

Mësohet se ndaj Aurel Hoxhallarit po hetohet edhe si i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e Dëfrim Kasmit, por sipas burimeve nga policia është herët për të dalë në një konkluzion të tillë. Armët e sekuestruara janë dërguar me shpejtësi drejt laboratorit të Policisë Shkencore për t’u ekzaminuar nëse janë përdorur në vrasjen e Dëfrim Kasmit.

05.01.2015 – Atentati te Rruga e Kavajës

Policia e Tiranës ka bërë me dije zyrtarisht se atentati në Rrugën e Kavajës në Tiranë ka ndodhur rreth orës 19:40 të së hënës, ku ka mbetur i vrarë si pasojë e shkëmbimit të zjarrit shtetasi Arjanit Sterio, si dhe kanë mbetur të plagosur dy të tjerë Pajtim Serjani dhe Roland Meta, ky i fundit me detyrë punonjës policie pranë Njësisë së Operacioneve Speciale. Sipas policisë, fillimisht mësohet se është plagosur në pjesën e këmbës Pajtim Serjani, ndërsa gjatë këtij shkëmbimi zjarri ka ndërhyrë punonjësi i policisë Roland Meta, ku më pas sulmi ka vijuar duke mbetur i vrarë Arjanit Sterio dhe është plagosur rëndë punonjësi i policisë.

Sipas policisë, Meta do të akuzohej për vrasje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes, por prokuroria doli zyrtarisht me një tjetër version, duke ngritur akuzën e vrasjes me dashje. Burime zyrtare nga Prokuroria e Tiranës kanë bërë me dije se ngjarja polici Roland Meta dhe disa persona të tjerë janë gjendur nën goditjen me armë zjarri të qëlluara nga viktima Artur Baze ose i njohur ndryshe si Arianit Sterjo. Sipas prokurorisë, në reagim të sulmit nga ana e viktimës Sterjo, ku fillimisht ka mbetur i plagosur 32-vjeçari Pajtim Serjani, personi i dyshuar Roland Meta i cili rezulton të mos ketë qenë në shërbim në atë moment i ka bërë thirrje agresorit “Ndal policia” dhe “Hidhe armën në tokë”.

Por, atentatori nuk i është bindur Metës dhe ka tentuar të largohet me vrap në Rrugën “Islam Alla” duke u ndjekur më pas nga polici Roland Meta. Gjatë ndjekjes së tij, ndërmjet këtyre dy personave mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri nga i cili ka mbetur i plagosur punonjësi i policisë Meta, i cili menjëherë është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërsa, pas mbërritjes së forcave të policisë në vendin e ngjarjes është gjetur i vdekur Arianit Sterjo. Në bazë të provave të grumbulluara gjatë hetimeve paraprake të kësaj ngjarje, prokuroria ka bërë me dije se policia ka arrestuar në flagrancë Roland Metën, pasi ka rezultuar se ai me armë zjarri ka qëlluar dhe ka vrarë viktimën Arjanit Sterjo.