Milan ka vijuar ecurinë pozitive të fitoreve duke mundur mbrëmë Romën në transfertë me shifrat 0-2.
Gjatë ndeshjes, konkretisht në pjesën e parë, një episod mes trajnerit kuqezi Gennaro Gatusso dhe mbrojtësit serb të Romës Kolarov bëri shumë përshtypje.
Pasi Davide Kalabria kreu një ndërhyrje disi të ashpër ndaj lojtarit të Romës, ky i fundit iu kthye dhe i tha diçka.
Pranë tyre ishte Rino Gatuzo, i cili dëgjoi gjithçka dhe iu drejtua serbit: “Ta shqyej b*thën, shk*rdhatë, ec para”
Në këto momente lojtari i befasuar bëri me shenjë nga arbitri dhe u desh ndërhyrja e këtij të fundit për të shuar kontraditën. Më pas në fundin e pjesës së parë gjithçka u mbyll me një përqafim mes Gatusso-s dhe Kolarov.
“Ti spacco il culo coglione, vai”
Gennaro Ivan Gattuso, il nostro ALLENATORE.#RomaMilan 🔴⚫️ pic.twitter.com/7edDOjFOtL— Alessandro (@FinallyMcFly) February 25, 2018