Një grup i vogël protestuesish janë grumbulluar përpara godinës së Kryeministrisë për të vijuar me protestën, duke sjellë bllokimin e qarkullimit të automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Gjatë tubimit, një grup protestuesish kanë dalë në rrugë, duke penguar lëvizjen normale të mjeteve.
Menjëherë pas bllokimit, forcat e Policisë së Shtetit kanë bërë thirrje të përsëritura përmes megafonit, duke u kërkuar pjesëmarrësve të zhvendosen në trotuar dhe të lirojnë rrugën. Policia gjithashtu ka krijuar një kordon përreth Kryeministrisë dhe përballë saj.
