VIDEO/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë rrugën te Zogu i Zi! Policia i ndalon të vijojnë marshimin

VIDEO/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë rrugën te Zogu i Zi! Policia i ndalon të vijojnë marshimin

Tensione mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë në Zogun e Zi në Tiranë. Protestuesit, në vijim të bllokimit të rrugëve të kryeqytetit, kanë dashur të vijojnë marshimin, por efektivët e Policisë krijuan një ‘gardh’ duke i marrë para pa i prekur dhe duke ia pamundësuar vijimin e marshimit.

Aty protestuesit kanë vijuar me thirrje kundër efektivëve të Policisë, por edhe kundër Qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Në pamundësi për të vijuar marshimin në drejtim të Bulevardit Zogu i Parë, protestuesit janë kthyer dhe kanë vijuar marshimin drejt 21 Dhjetorit.