Përse gjithë këto lehje dhe urrejtje për Belinda Ballukun nga Gaz Bardhi dhe shokët e tij?! Të kërkosh burg pa asnjë vendim gjykate të formës së prerë për cilindo nuk është drejtësi por çmenduri

Përse gjithë këto  lehje dhe urrejtje për Belinda Ballukun nga Gaz Bardhi dhe shokët e tij?! Të kërkosh burg pa asnjë vendim gjykate të formës së prerë për cilindo nuk është drejtësi por çmenduri

Gaz Bardhi si ish përfaqësues politik në Qarkun e Fierit për PD pësoi disfatën më të madhe politike në përballjen shkatërruese si drejtuese politike i PD-së ku faktori kryesor i kësaj humbje ishte drejtuesja e PS Belinda Ballukun. Plot 11 mandat nga qarku i Fierit u morën nga PS. Kjo e bënë Gazin e bardhë të nxjerri tym të zi, sa herë që gjenë rast për të sulmuar dhe atakuar deputeten Belinda Balluku, që kur mazhoranca socialiste rrëzoi në Kuvend kërkesën e SPAK për arrestimin e saj me 82 vota.

Akuzat ndaj saj janë shtuar, ndërsa Balluku tashmë nuk mban më funksion qeveritar dhe vijon të hetohet në gjendje të lirë. Por një pyetje ka mbetur e hapur që prej muajit korrik. Teksa raportonte në Kuvend, kreu i SPAK, Klodian Braho, u pyet drejtpërdrejt nëse Prokuroria e Posaçme mund të kërkonte sërish arrestimin e Ballukut pas refuzimit të parë të Parlamentit.

“Nuk mund të them detaje konkrete. Është një çështje konkrete, por në një moment të mëvonshëm prokuroria do të ketë vendimmarrjen përkatëse. SPAK e ka pasqyruar në diskutimin me dyer të mbyllura se çfarë ka kërkuar dhe është i qartë reagimi i prokurorisë pas vendimmarrjes së Kuvendit.”

Por përse duhet të arrestohet një zyrtare kur në asnjë rast nuk është kapur në kushte flagrance dhe gjithë historia nuk prodhon asgjë që rrezikon hetimet. Zonja Balluku është vetëm një nga 140 deputetet e parlamentit shqiptarë dhe nuk ka asnjë funksion për të prishuer provat apo dëmtuar hetimnet.

Varianti i sharlatanëve të SPAK që në çdo çeshtje nuk lënë pa përzier intrigën, duke shtuar “njëherë miell e njëherë ujë”… pa vaj, për “t’i pjekur dosjet e tyre të përvëluara e të djegura” nuk ndez më. Masa e arrestit me burg nuk mund të përdoret sa herë u teket këtyre kllounëve për të krijuar dosje me akuza nën preson dhe nën terrorin e burgimit, duke mos patur asnjë vendim fajësie të formës së prerë.

Shqipëria është i vetmi vend në BE që të paraburgosurit zënë rreth 63% të qelive të IEVP-ve. Kjo nuk ëhtë lajthitje por një krim i sistemit të paaftë të dhe dështim skandaloz i reformës në drejtësi.

Ndërsa thirrjet e opozitës pushtet vulëhumbur dhe ca sorrave dhe horrave për Belinda Ballukun, duke kërkuar burgosjen e saj, i kalojnë kufinjtë e poshtërsisë nga këta “dashnorë” të padrejtësisë.

Të qënit deputete me imunitet nuk i pengon aspak hetimit. Burgosja nuk është aset në dorë të prokurorisë, po një masë shtërnguese për një të akuzuar kur të gjitha masat e tjera paraprake kanë dështuar.

Shtimi i akuzave me “vila të fshehur” në emër të Igli Tares nuk e bënë as më të rrezikshme zonjën Balluku dhe as më të rëndë pozitën e saj. Dyshimet janë aty, prokuroria duhet t’i provoi para gjykatës dyshimet e saj dhe nuk ndodh se do guxoi të merret me opozitën qesharake që kërkon ndihmën e SPAK, gjoja në emër të drejtësisë për të hequr nga rruga e zënë e pushtetit një barrë të pakalueshme, sikurse u bë në Qarkun e Fierit Belinda Balluku.

Lehësi kryesori Gazment Bardhi, argumenton se zgjerimi i hetimit dhe rëndimi i pozitës procedurale të Ballukut duhet të shoqërohen me rivlerësimin e masës së sigurimit. Por largimi i Ballukut nga qeveria hap edhe një tjetër pyetje. A ka përfunduar me detyrën edhe ndikimi i saj në strukturat që drejtoi për vite me radhë?

Në disa prej institucioneve dhe sektorëve që ishin nën përgjegjësinë e saj vijojnë të punojnë drejtues dhe zyrtarë që kanë marrë përgjegjësi gjatë drejtimit të Ballukut. Kjo, në vetvete, nuk provon asnjë ndikim të paligjshëm dhe ndikimi i saj është zero si nga parlamenti edhe jashtë tij. Pra SPAK nuk mund të kërcënoi deputeten duke kërkuar heqjen e mandatit pa asnjë motiv ligjor, thjesht se po zgjeron hetimet. Vetëm një vendim gjykate i formë së prerë mund ta burgosi një femër deputete, nënë e dy fëmijëve dhe jo intrigat e opozitarëve, që kanë humbur rrugën e opzitarizmit dhe janë futur ne qenefin e sharlatanizmit. /Ekskluzive.al