Kryeministri Edi Rama ka reaguar në X për një video të postuar nga protestuesit në New York që e kanë pritur me vezë.
Rama u thotë se flamurin kombëtar me të cilin ata mbulohen, e ka ngritur më lart se kurrë dhe asgjë nuk do ta ndalë në misionin e tij për ta çuar në BE.
Më tej shton se vetëpastrimi i sistemit është një nga rezultatet më të mëdha dhe sot Shqipëria nuk është më një vend i mbytur në “kënetën e korrupsionit.”
Një ragim ka ardhur edhe nga Taulant Balla:
Këto tre katër sorra që shfaqen kudo të njëjtët, njëri prej tyre një M.M., i njëjti edhe para dy vitesh në New York, edhe në Londër, pastaj në Bulevard me ditë të tëra, janë persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari. Nuk kanë asnjë lidhje me shqiptarët e Amerikës, janë paguar për turpin e tyre për të ardhur këtu. Ndërsa Kryeministri Rama mbron në New York çlirimtarët dhe flet për Shqipërinë Europiane, këta i bëjnë hyzmetin atyre që i paguajnë. E thjeshtë prej kujt i marrin urdhrat.
Shikojeni dhe reagimin e policisë amerikane, meqë kritikoni Policinë e Shtetit.

