“Virusi” Berisha edhe në diasporë, militanti nga takimi në SHBA: Të vëmë gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës!

“Virusi” Berisha edhe në diasporë, militanti nga takimi në SHBA: Të vëmë gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës!

Duket se retorika e përdorur nga kryedemokrati Sali Berisha po gjen ‘terren’ për përdorim edhe nga militantët e tij dhe të PD-së.

Një prej militantëve që mori pjesë në takimin e zhvilluar nga Berisha në Neë Jersey të SHBA-ve, gjatë fjalimit të tij tha se ishin gati të vinin ‘gozhdën e fundit në arkivolin’ e kryeministrit Edi Rama.

Fjala ‘arkivol’ në politikën shqiptare është përdorur më së shumti nga Sali Berisha, për të ‘goditur’ kundërshtarët e tij politikë.

“Ishte një punë e fondacionit ‘Make Albania Greate Again’ që u mblodhëm si emergjencë për Shqipërinë. Nuk e bëmë për Sali Berishën, por për Shqipërinë. Por mirëseerdhe dhe zoti të dhëntë jetë. Dhe kemi shpresë se do ia japim gozhdën e fundit në arkivolin e Edi Ramës”, tha një prej të pranishmëve në sallë.