osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Vodafone” fiton në një vit sa gjysma e buxhetit të shtetit shqiptar duke vjedhjur 30% të impulseve të klientëve të saj

“Vodafone” fiton në një vit sa gjysma e buxhetit të shtetit shqiptar duke vjedhjur 30% të impulseve të klientëve të saj

Fitimet e kompanisë më të madhe celulare në vend Vodafone Albania janë tepër të larta, fitime të garantuara pavarësisht konkurrencës së kompanive të tjera. Gjithë fitimi i këtyre “shushunjave” bëhet në kurriz të qytetarëve shqiptarë, ndërkohë që shteti është i pafuqishëm dhe i korruptuar përballë tyre. Dhe të “gjunjëzuar” përballë parave të hedhura nga kjo kompani celulare, ata që e pësojnë janë qytetarë që janë klientë të saj. Ata janë tepër të shqetësuar, për faktin që financiarisht shpenzojnë shumë pagesa për shërbimet e telefonisë celulare edhe pse paguajnë sipas tarifave të përcaktuara në tabelat e çmimeve, të miratuara nga AKEP.

Këto pagesa, arrijnë deri në dy herë vlerën e shpenzimit gjatë bisedave që konsumojnë qytetarët shqiptarë, në raport me kuotat e shpallura të vlerës së bisedave të telefonisë celulare. Shqiptarët blejnë 300, 500 ose 11 dhe 14 mijë lekë impulse rimbushje kartash telefonike prej kompanisë celulare Vodafone dhe realisht, kjo pagesë u zbret në 600-700 lekë bisedë reale, mbasi kompanitë celulare abuzojnë me këto shpenzime, duke zhvatur qytetarët. Të gjitha këto përkthehen në fitime marramendëse për Vodafone, me të cilat paguan ryshfet zyrtarët dhe organet ligjzbatuese  por dhe mediat për të mos i bërë publike këto shifra.

Kështu, sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për vitin 2016 Vodafone Albania e zgjeroi akoma më shumë pjesën e tregut të matur sipas numrit të përdoruesve aktivë. Në fund të vitit 2016, Vodafone raportonte 1.71 milionë përdorues aktivë, në rritje me 6.3% krahasuar me vitin 2015. Vodafone ishte i vetmi operator që shënoi rritje në numrin e përdoruesve aktivë, ndërkohë që të tre operatorët e tjerë pësuan rënie. Duke qënë se ende nuk janë shpallur të dhënat zyrtare për fitimet e realizuara nga kompania Vodafone për vitin 2016, po bëjmë një bilanc të këtyre fitimeve të shënuara për vitin 2015.

Fitime që nuk shënohen në asnjë vend të botës në këtë mënyrë, vetëm në Shqipëri, sa duket sikur janë shtet brenda shtetit të gjitha kompanitë celulare.

Të ardhurat e Vodafone, operatorit më të madh, në treg ishin 15.58 miliardë lekë (112 mln euro), sipas të dhënave të raportuara tek AKEP, me një rritje prej 1.8% me bazë vjetore. Përmirësimi i aktivitetit vjen pas një rënieje të fortë dy vite radhazi prej përkatësisht 22% dhe 17% në 2013-n dhe 2014-n. Kjo bëri që pjesa e tregut, sipas të ardhurave, të operatorit më të madh, të zbriste nga 56% në vitin 2012 në 47.4% në 2014-n dhe 47% në 2015-n. Rritja e lartë e peshës së tregut në 2012-n, kryesisht si rrjedhojë e efektit club (kompania ofroi tarifa shumë të ulëta brenda rrjetit dhe të larta jashtë rrjetit) bëri që Autoriteti i Konkurrencës të niste hetimin për abuzimin me pozitën dominuese dhe të dilte me disa rekomandime për rregullimin e tregut.

Pasi u shty disa herë, në mes të vitit 2015 hynë në fuqi tarifat e reja të vendosura nga AKEP, për barazimin e tarifave brenda rrjetit me ato jashtë rrjetit.

Sipas të dhënave të AKEP, në vitin 2015, thirrjet brenda rrjetit u reduktuan me 16% ndërsa thirrjet drejt rrjeteve të tjera celulare (off-net) u rritën me 2.4 herë në krahasim me vitin 2014.

Në 2015-n, fitimet bruto të Vodafone zbritën në 1.5 miliardë lekë (10.7 mln euro), nga 1.8 miliardë lekë në 2014-n dhe 3.5 miliardë lekë në 2013-n.

Ndërkohë që Vodafone ka qënë në syrin e ciklonit të publikut. Pavarësisht reklamave të paguara mbi dorë dhe nëndorë për mediat dhe kontrollorët e bilanceve të saj, përmes marrëveshjeve favorizuese me abonentët shtetërore ku kishte interes, përmes shërbimeve ndaj organeve ligjzbatuese duke i vënë në dizpozicion numrat, mesazhet dhe tabulatet e komunimit të abonentëve të saj, sërish kanë dalë në sipërfaqe abuzimet.

Autoriteti i Konkurrencës ka vënë herë pas herë në shënjestër Vodafone Albania, e cila është akuzuar se ka penguar konkurrencën në treg duke vendosur tarifa ndëshkuese të diferencuara mes telefonatave brenda rrjetit të vet dhe telefonatave drejt operatorëve celularë rivalë. Dyshohet se kompania celulare përdori planin e vet Vodafone Club për të siguruar që klientët të mbeteshin sa më shumë të qe e mundur brenda rrjetit të saj. Madje dhe përmes sanksioneve të ndryshme.

Kompania akuzohet gjithashtu për praktika jo-konkurruese, duke ofruar bonuse për dyqanet e telefonave celularë me qëllim që të fitonte avantazh mbi konkurrentët e vet. Ajo ka qënë në rrezik të gjobitet me deri 10 për qind të xhiros së vet vjetore nëse shpallet fajtore, – afërsisht 16.4 milionë euro. Ndërkohë që kjo nuk prekte shumën totale të fitimeve vjetore, që janë sa gjysma e buxhetit vjetor të shtetit shqiptar, në vitin e tij më të mirë. Por nga ana tjetër duke ndjerë peshën e konkurrencës, dhe duke mos dashur të ulë normën e fitimit, sikurse ka bërë me dije dhe “Pamfleti.com” filloi një rritje e fortë e çmimit për kontratat një mujore, duke bërë që qytetarët të ndjejnë peshën e goditjes së këtyre çmimeve, pa llogaritur impulset që kjo kompani “ha” nga karta e rimbushur që si gjithnjë nuk është në cilësinë dhe kapacitetin e duhur.