VV dhe Albini “vënë dorë” te familjarët e Thaçit: Kunati i tij, epror i lartë Policisë së Kosovës shkarkohet nga detyra pas 26 vitesh

VV dhe Albini “vënë dorë” te familjarët e Thaçit:  Kunati i tij,  epror i lartë Policisë së Kosovës shkarkohet nga detyra pas 26 vitesh

Arben Visoqi, epror i Policisë së Kosovës dhe kunat i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka njoftuar se është larguar nga detyra pas 26 vitesh shërbim. Sipas tij, vendimi u mor në përfundim të një procedure disiplinore, ku postimet e tij private në Facebook u cilësuan si shkelje e rëndë disiplinore.

Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, Visoqi pretendon se procedura ndaj tij nisi pas një ankese anonime nga Vetëvendosje dhe se shkarkimi lidhet me raportet sinjalizuese që, sipas tij, kishte bërë ndaj disa zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

“Ne kete rast, drejtori i Pergjithshem i Policise se Kosoves, ne vend qe te zbatoj ligjshmerine per hetim te raporteve sinjalizuese dhe mbrojtje te sinjalizuesve, i pa zot qe te mirret me çeshtje te ndieshme dhe keqperdorime sistematike dhe masive nga ana e ketyre organeve, gjen menyren me te lehte: kunderigjshmerine, qyqarllekun dhe dorezimin para krimit. Ne pabesi, por edhe i shtyer edhe nga politika, kete rast Vetvendosja, e cila kishte shkuar aq larg sa te falsifikoj elemente Facebook-u qe do te mirreshin per baze si te mireqena me vone ne proceduren disiplinore ndaj meje, zgjedh te mirret me denoncuesin e krimit, nje punonjesi luftetar te krimit dhe ketyre krimineleve (te dyshuar) brenda Policise. Ndaj, nje kurreshtar do te pyeste pse Vetvendosje? Sepse, burime nga Vetvendosje me kane çu fjale dhe paralajmeruar per planin qe po pergaditej nga zyra e tyre kunder meje dhe familjes”, shkruan ai.