osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Zbardhen debatet në PD! Berisha ultimatum Bashës të rikthejë skenarët e 1998: Kërkohet d.hunë e k.aos deri në 30 qershor

Zbardhen debatet në PD! Berisha ultimatum Bashës të rikthejë skenarët e 1998: Kërkohet d.hunë e k.aos deri në 30 qershor

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se e ka ndarë mendjen për të çuar në zgrip vendin. Ashtu siç gazeta e paralajmëroi se pas 2 qershorit do ta merrte Berisha në dorë situatën, kështu ka ndodhur. Pas protestës para Kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi mesnatën e së dielës ish-deputetët, aleatët dhe krerët e degëve, ku u vendos që protesta e radhës të mbahet të shtunën më 8 qershor ora 19:00.

Por gazeta ka mësuar detaje nga mbledhjet, ku nuk kanë munguar debatet dhe presionet për të shtuar dozën e reagimit ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas burimeve, disa prej të pranishmëve kanë kërkuar që tani e tutje të mos ketë më asnjë stepje në misionin për të rrëzuar Ramën, ndërkohë që ka pasur dhe nga ata që kanë qenë më të tërhequr. Një burim i tha gazetës se mbledhja ka qenë e tensionuar dhe nuk kanë munguar as ngritjet e zërit.

Berisha kërcënon me grusht shteti

Më i ashpëri ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili sipas informacioneve mësohet se i ka kërkuar kryedemokratit Bashës që të mos i nxjerrë më njerëzit shëtitje, por në protestën e radhës t’i tregojë forcën Ramës, duke qenë se ky i fundit nuk ka ndërmend të reflektojë apo të plotësojë qoftë edhe një nga kërkesat e opozitës drejtuar tij.

Në këtë kontekst, burime nga mbledhja e liderit demokrat me ish-deputetët, theksuan se Berisha i ka dhënë ultimatum Bashës që në protestën e së shtunës të ripërsëritë skenarët e vitit 1998, si e vetmja rrugë që i ka mbetur opozitës për të aplikuar para arrogancës së qeverisë “Rama”.

Kujtojmë që në ’98, opozita e asaj kohe, e cila drejtohej nga ish-kryeministri bëri grusht shteti ndaj qeverisë socialiste, duke përdorur si alibi vrasjen e ish-deputeti Azem Hajdari dhe hyri me forcë në Kryeministri, ndërsa mori nën kontroll edhe televizionin publik. Kështu që, mësohet se të njëjtin skenar, Berisha i ka kërkuar Bashës edhe në protestën e radhës, si e vetmja mënyrë që do të detyrojë Ramën që të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi nuk ka më kohë.

Madje, mësohet se Berisha është shprehur në mbledhje se Ramës viti 1998 do t’i duket lule, pasi protestat e ardhshme të opozitës do të jenë shumë të dhunshme.

Edhe LSI presion Bashës

Presione ndaj Bashës mësohet se kanë ushtruar edhe përfaqësues të LSI, duke i kërkuar kryedemokratit në mbledhje që të shkaktojë kaos dhe dhunë në protestën e radhës. Dhe ajo që e vërteton më së miri këtë është edhe një deklaratë e Petrit Vasilit, i cili pas përfundimit të protestës së 2 qershorit, e cila pati dhunë me mjaft të plagosur, mbajti një fjalim para LSI ku deklaroi se në protestën e ardhshëm do t’i jepet goditja përfundimtare qeverisë “Rama”.

“Asnjë tërheqje, në protestën tjetër t’i japim zgjidhjen përfundimtare kësaj krize që shqiptarët nuk e meritonin kurrë”, deklaroi Vasili. Ndërkohë që, sinjale se në protestat e ardhshme do ketë dhunë dha edhe kryedemokrati Basha në mbyllje të protestës së dy ditëve më parë. “Në protestën e ardhshme, populli do ta thotë fjalën e vet”, deklaroi Basha.

Dhunë deri më 30 qershor

Një tjetër arsye që ka bërë që opozita të ndryshojë kurs, duke e shtuar që tani dozën e reagimit kundër qeverisë, është frika që ka ajo nga braktisja e militantëve. Në mënyrë të përsëritur eksponentët e opozitës kanë shprehur vendosmërinë e tyre se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

Madje, ata kanë porositur militantët që të dhunojnë zgjedhjet që në datën 28 dhe 29 qershor, duke moslejuar shpërndarjen e bazës materiale, ndërsa kulmin dhuna dhe kaosi do ta arrijë në datën 30 qershor, duke i penguar qytetarët që të votojnë. Por këto deklarata të drejtuesve të opozitës, kanë hasur në rezistencën e mazhorancës, e cila ka paralajmëruar “burg” për këdo që cenon zgjedhjet.

Kështu që, të ndodhur përpara kësaj situate dhe në kushtet se militantët e saj nuk mund t’i binden, pasi kanë frikë nga ligji, opozita ka ndryshuar kurs duke iu kërkuar mbështetësve të saj që të shkaktojnë kaos që në protestën e radhës.

Rigels Seliman