osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Arben Malaj sulmon Ramën krahë LSI-stëve: PS më mbylli derën… punësimi në fillim i ofrohet vendasve pastaj Bangladeshit

Arben Malaj sulmon Ramën krahë LSI-stëve: PS më mbylli derën… punësimi në fillim i ofrohet vendasve pastaj Bangladeshit

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka marrë pjesë sot në një aktivitet të organizuar nga kandidati për deputete i LSi-së në Berat, Ardit Çelaj.

Malaj un shpreh në tryezën me tematike “Kuçova – Zonë e Lirë Ekonomike”, me superlativa pozitive për kandidatin e LSI-së në këtë zonë.

Malaj ka thënë se ai tashmë mban postin e ekspertit në Partinë Agrare Ambientaliste, ndërsa ka renditur, sipas tij, një sërë problemesh që ka ekonomia shqiptare.

Ish-ministri socialist iu përgjigj edhe kryeministrit Edi Rama lidhur me deklaratën e një biznesmeni që i tha kreut të qeverisë se planifikon të marrë 200 punonjës nga Banglandeshi.

“Vendi ka nevojë për deputetë me integritet, të mirëarsimuar dhe të përkushtuar.

Në lista për fat të keq ka dhe modele jo pozitive, që kërkojnë mandat si deputet, por që kanë qenë më herët si kryetarë bashkie dhe jetojnë vetëm si manekinë të kryetarëve.

Më 2013, kur një derë u mbyll, që ishte ajo për t’i shërbyer PS me dinjitet, jo vasalitet, kam krijuar mundësi për mbështetjen e studentëve.

Dija është një e mirë që duhet shpërndarë te të gjithë. Dija pa integritet dhe përkushtim nuk prodhon atë për të cilën ka nevojë Shqipëria e shqiptarët.

Unë do ta vazhdoj këtë lloj kujdestarie bashkëpunimi me Arditin, sepse ne i kemi të gjitha kapacitetet.

Sfidat janë: ekonomia e gjelbër, ekonomia e dijes dhe këtu është avantazhi i Arditit. Të dyja këto janë të kryqëzuara me digjitalizimin.

Barazia e mundësive duhet të jetë, ndërsa barazia e të ardhurave është sfidë e gjithsecilit. Ne kemi gjetur njeriun e duhur për sfidat e duhura.

Shqetësuese është braktisja, të cilën ne nuk mund ta ndalim. E vetmja mundësi e jona për të ndalur braktisjen është të kemi më shumë njerëz të mirëarsimuar.

Guri i rëndë në vend të vet, është një shprehje për çdo komb. Nuk është e lehtë të bësh një karrierë në një vend, që nuk është i joti.

Një përgjigje edhe për kryeministrin, për Bangladeshin, mundësia e parë ju ofrohet vendasve, pastaj të huajve.

Ka ardhur një moment që ne duhet të ndërgjegjësohemi që Shqipëria, e çdo zonë, duhet qeverisur me zemër dhe jo me arrogancë.

Pabarazia sot është një nga sfidat më të mëdhaja që ushqen radikalizmin partiak”, tha Malaj.