osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Avokati Ngjela dhe juristi Romeo Kara: Ka ardhur koha të nisë lufta ndaj korrupsionit në Shqipëri, politikanët po nxjerrin paratë jashtë vendit si në Afrikë

Avokati Ngjela dhe juristi Romeo Kara: Ka ardhur koha të nisë lufta ndaj korrupsionit në Shqipëri, politikanët po nxjerrin paratë jashtë vendit si në Afrikë

Juristët Romeo Kara dhe Spartak Ngjela kanë shtuar thirrjet për nisjen e luftës antikorrupsion në Shqipëri. Kosova do të nisë një epokë të re pas arrestimit të ish-liderëve të saj ndërkohë që në Shqipëri sytë janë kthyer tek drejtësia.

Në një postim në Facebook, Kara e paralelizoi korrupsionin në Afrikë si të ngjashëm me atë në Shqipëri. Ai mori si shembull rastin e Nigerisë ku në sundimin e gjeneralit Sani Abacha u vodhën më shumë se 400 miliardë dollarë nga thesari i shtetit. E më pas juristi shtroi pyetjen se pse në vendin tonë nuk ka asnjë studim që të lidhet me sasinë e parave të vjedhura gjatë këtyre 30 viteve.

“Korrupsioni në Afrikën Subsahariane i ngjashëm me atë në Shqipëri. Përpjekja e çdo pushteti të korruptuar është, të grumbulloje gjithnjë e më shumë fuqi e pasuri duke krijuar vuajtje për shumicën e qytetarëve. Një rast klasik është ai i Nigerisë, veçanërisht nën sundimin e gjeneralit Sani Abacha, i cili ishte president i Nigerisë nga 1993 deri në 1998.

Më shumë se 400 miliardë dollarë u vodhën nga thesari nigerian nga ai dhe njerëzit rreth tij. Si ka mundësi qe tek ne nuk ka asnjë studim lidhur me sasinë e parave të vjedhura dhe të eksportuara jashtë Shqipërisë në 30 vite”, u shpreh juristi. Sipas tij nuk dihet ende cili ka qenë indeksi i luftës kundër korrupsionit në këto 30 vite apo cili është kontributi i secilit prej politikanëve të cilët ai i quajti gërdalla politike.

Kara kritikoi ashpër figurat politike ku u shpreh se dinë të hapin gojë për çdo lloj teme përveç temës së korrupsionit apo sundimit të ligjit. Ai tha se populli nuk duhet të presë më prej këtyre figurave politike që ti kthejë dinjitetin vetes por duhet të përqafojë parimet juridike të sundimit të ligjit. “Cili ka qene indeksi i luftës kundër korrupsionit në këto 30-vite?

Cili është kontributi i secilit prej gërdallave të politikes në forcimin e sundimit të ligjit? Si ka mundësi që goja e shqyer e gërdallave hapet si puset për çdo teme, por kurrë për luftën kundër korrupsionit dhe për sundimin e ligjit? Çfarë kontributi do të japin me tepër për vendin këto gërdalla, që u plaken e u veremosën majë karriges së pushtetit? Çfarë pret akoma ky popull mjeran, që t’i riktheje dinjitetin vetes dhe të largohet përfundimisht nga bataku i liderëve idhuj, duke përqafuar e zbatuar parimet hyjnore dhe ato juridike të sundimit të ligjit”, tha Kara.

Ngjela reagon për korrupsionin në Shqipëri

Spartak Ngjela po ashtu foli në lidhje me korrupsionin ku u shpreh se Kosova është duke na dhënë një shembull për ta shtyrë sa më shumë opinionin publik drejt një patriotizmi cilësor antikorrupsion. Ai u shpreh se Kosova shpalli një sfidë me listat e saj të hapura në një kohë kur gjendje elektorale në vendin tone është me lista të mbyllura. Sipas Ngjelës, demokracia në Kosovë do të sjellë një goditëse therëse për opinion publik.

“Kosova me qeverinë e re mund ta shtyjë shumë opinionin publik shqiptar drejt anti korrupsionin dhe drejt një patriotizmi më cilësor. Por kush pritet të jetë kryeministri i ri i Kosovës? Kush ka qenë individi më i votuar në listën fituese? Demokraci do të thotë numër votash, dhe në shtet drejton ai i cili ka marrë me shumë vota. Prandaj duhet të presim që të certifikohen numërimet emërore të votave.

Kosova bëri një sfidë me listat e saj të hapura, në një kohë kur gjendja elektorale në Shqipëri, me lista të mbyllura, ende po flet për urrejtje kundër demokracisë. Gjithsesi, mbarëvajtja demokratike në Kosovë do të sjellë patjetër një goditje pozitive therëse në opinionin publik shqiptar në Shqipëri”, tha Ngjela.