osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Bilushi i Metës parashtron kërkesat për demaskimin e zgjedhjeve

Bilushi i Metës parashtron kërkesat për demaskimin e zgjedhjeve

Pas fillimit të procesit të ankimimit të zgjedhjeve, Bilushi i Metës u ul sot dhe hartoi gjithë kërkesat që do sjellin faktet për demaskimin e zgjedhjeve.

Në një letër drejtuar KQZ, Bilushi shkruan:

“I nderuar kryetar!

Siç e dini, LSI ishte partia që u dëmtua më shumë nga këto zgjedhje.

Ne jemi të bindur se votat tona u vodhën dhe u tjetërsuan, dhe shumë qytetarë na tradhtuan, pasi iu dhanë më shumë lekë se ne.

Për këtë arsye, kërkojmë nga KQZ të na plotësojë urgjent këto kërkesa, që do na sigurojnë provat për të demaskuar këto zgjedhje.

1-Na duhet urgjent lista e personave që banojnë në Greqi dhe mund të votonin LSI-në, po të vinin.

Këtë mund ta zbuloni me hetim dhe me bashkëpunim, me autoritetet greke.

2-Na duhet urgjent lista e personave që kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë votuar PS-në.

Këtë mund ta gjeni nga patronazhistët.

3-Na duhen urgjent personat që mund të kenë blerë vota në zonën e Gjirokastrës.

Këtë mund ta gjeni përmes policisë, se ata na ndiqnin vetëm ne nga pas.

4-Na duhet urgjent, cili nga komisionerët tanë ka tradhtuar gjatë procesit.

Këtë mund ta gjejnë patronazhistët.

5-Na duhet urgjent cili nga komisionerët e PD ka bashkëpunuar me PS kundër nesh.

Edhe këtë mund ta gjejnë patronazhistët.

6-Na duhet urgjent, të gjejmë çi kanë bërë lekët përfaqësuesit e PD që morën lekë për të votuar për LSI në Këlcyrë dhe Përmet.

Këta ta gjejë policia, se ajo i ruante.

7-Na duhen urgjent prova të besueshme, që të provojmë se po të ishin zgjedhje të lira, ne do merrnim dhe 4 mijë vota më shumë.

Këtë e provojnë zgjedhjet e vitit 2017.

Derisa i kishim ato vota atëhere, mund t’i kishim prapë.

8-Na duhet urgjent të gjejmë prova pse presidenti Meta u provokua dhe shpërtheu kundër SHBA ditën e enjte.

Këtë duhet ta sqarojë Qim Peka.

9-Na duhen urgjent prova pse u vra Pipi në Elbasan, që ka qenë ish- kryetar i LSI.

Kjo është bërë për të armiqësuar LSI-në e tanishme me të vjetrën.

Për këtë duhet pyetur Gaz Bardhi.

10-Na duhet urgjent kush futi përçarje në LSI-në e Vlorës, përçarje që shkoi deri në familjen e presidentit.

Për këtë duhet hetuar Luan Rama.

Nëse këto prova nuk na i sillni urgjent brenda javës, ne nuk i njohim zgjedhjet”.