osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Bilushi i Metës shpjegon pse nuk i kanë dhënë dekoratë Xhevair Zenelit

Bilushi i Metës shpjegon pse nuk i kanë dhënë dekoratë Xhevair Zenelit

Lajmi se presidenti Meta ka refuzuar t’i japë dekoratë humoristit Xhevair Zeneli, ka nxitur kolegun e tij Agron Llakaj të tallet me presidentin, duke e quajtur Zenelin të privilegjuar që nuk është bërë “Mjeshtër i madh”, pasi nuk ka ngel njeri pa u bërë.

Pas kësaj, Bilushi i Metës bëri këtë sqarim:

“Të dashur miq!

Presidenti ka kritere të forta dhe të sakta për dekorimet.

Ne e morën kërkesën për dekorimin e Xhevair Zenelit si humorist dhe nisëm verifikimet.

Së pari, asnjë pjesëtar i familjes së tij, nuk ka marrë pjesë në luftën e Vlorës dhe kjo është një minus i madh.

Shumica e atyre që kemi dekoruar, lidhen me luftën e Vlorës.

Verifikuam nëse gjyshi i tij ka qenë pro apo kundër Riza Cerovës në kryengritjen e Fierit, dhe na doli që ka qenë neutral.

Siç e dini, presidenti Meta ka një antipati të madhe për njerëzit e paangazhuar, që duan të rrijnë neutral në rast lufte.

Pastaj pyetëm nëse gjyshi i tij e ka njohur Margarita Tutalanin apo jo.

Na rezultoi që e ka njohur, por nuk ka pas respekt se ishte bijë borgjeze, që po tradhtonte familjen e saj me komunistët.

Kjo ja uli dhe më tej pikët.

Kaluam verifikimet për vitet e komunizmit.

Pyetëm nëse prindërit e Xhevos kishin marrë pjesë në aksionet vullnetare apo jo. Nuk na rezultoi.

Nëna e Xhevos nuk kishte marrë as dekoratën “Nënë me shumë fëmijë”, që s’ka ngel grua pa e marrë.

Kjo ja uli dhe më tej pikët.

Pastaj i hodhëm një sy veprimtarisë së Xhevos pas ’90-s.

Na rezultoi që ai është tallur me zhvillimet demokratike dhe nuk ka mbajtur qëndrim serioz ndaj pikave kyçe të historisë.

Mbi të gjitha, ai ka ikur në emigracion në SHBA, dhe ne nuk kemi informacion nëse aty është rekrutuar nga Sorosi apo jo.

Fakti që u kthye në Shqipëri, pasi qëndroi dhjetë vite në SHBA, tregon se ai mund të jetë rekrutuar nga Sorosi dhe është hedhur si agjent në Shqipëri.

Pas krijimit të LSI, ka mbajtur qëndrim indiferent dhe nuk është afruar me të, siç kanë bërë kolosët e humorit si Bes Kollaku me shokë.

Asnjë pjesëtar i familjes apo farefisit nuk është me LSI.

Kjo ja zbret pikët në zero.

Por nën zero ja çon fakti që, qysh kur presidenti ka nisur lëvizjen e tij për mbrojtje të Kushtetutës, ai tallet me presidentin dhe Kushtetutën.

Në këto kushte ne nuk mund të dekorojmë një njeri që nuk adhuron figurën simbol të kombit.

Në fund pyetëm dhe Prof. Dr. Neritan Cekën.

Ai pasi e studioi mire, arriti në përfundim se Xhevua është me origjinë nga fshati, dhe vetëm dy breza kanë jetuar në qytet.

Duhen dhe 5 breza të tjerë që ai të bëhet qytetar, si Meta dhe Berisha.

Në këto kushte nuk mund t’i jepnim dekorate”.