osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Gjiknuri i refuzoi kërkesën për mbledhjen e Këshillit Politik, Opozita e Bashkuar reagon menjëherë

Gjiknuri i refuzoi kërkesën për mbledhjen e Këshillit Politik, Opozita e Bashkuar reagon menjëherë

Opozita rrugore ka reaguar ndaj refuzimit që i ka bërë Gjiknuri ftesës së tyre për një mbledhje nesër ku do të dorëzohej kërkesa për t’iu drejtuar ekspertizës së OSBE/ ODIHR.

Në reagimin zyrtar, Opozita thotë se ky refuzim është një konfirmim se PS po bën gati të miratojë me njëanshmëri aktet e saj.

NJOFTIMI NGA OPOZITA

PS refuzon kërkesën e Opozites për të kërkuar ekspertizën e OSBE/ODIHR. Nuk merr pjesë në mbledhjen e nesërme.

Në përgjigjen për opozitën, për kërkesën me temë “marrjen e ekspertizës së OSBE-ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik”. përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri, mes të tjerash shprehet:

“Nuk mund të kërkoni që anëtarët e tjerë të Këshillit Politik, për të cilët zbatimi i Kushtetutës është një çështje që as vihet në diskutim, as zvarritet dhe as anashkalohet, të bëhen pjesë e kësaj kërkese, aq më tepër të kërkoni që ekspertiza e OSBE/ODIHR-it të keqpërdoret me prapamendim.”

Duke refuzuar kërkesën për të mRrë opinionin e OSBE/ODIHR, Gjiknuri rendit pikat për të cilat duhet vazhduar puna

“Puna e do që ne të shtrojmë në tavolinë jo vetëm idetë, por mbi të gjitha propozimet tona të detajuara, pse jo draftet tona të plota e ezauruese për pragun zgjedhor, për formulën dhe procedurën për numërimin, tabulimin dhe kalkulimin e votave parapëlqyese, për regjistrimin e të drejtat proceduriale dhe materiale të koalicioneve zgjedhore, për pasqyrimin në fletën e votimit, për numërimin e votave, tabulimin dhe kalkulimin e votave parapëlqyese të listës së koalicionit”.

Damian Gjiknuri konfirmoi njëanshmërinë e akteve që PS po bën gati të miratojë.

“Ju informoj se ekipi i PS-së është në punë për të konkretizuar dispozitat e Kushtetutës dhe për t’ireflektuar ato respektivisht në Kodin Zgjedhor. Në cilësinë e përfaqësuesit e mazhorancës, në mbledhjen e ditës së Premte unë do të paraqes draftin me propozimet konkrete që reflektojnë ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor për çështjet e sipërcituara.”