osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kryemadhi mbështet Metën: Të larguarit nga LSI janë llum, shiten sikur kanë ikur, në fakt i kemi larguar ne

Kryemadhi mbështet Metën: Të larguarit nga LSI janë llum, shiten sikur kanë ikur, në fakt i kemi larguar ne

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, foli për largimet nga LSI, duke thënë se në fakt të gjithë këta persona janë përjashtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Kryemadhi theksoi se LSI është partia e të rinjve, e pjesës më vitale të shoqërisë, që ka vendosur, siç tha ajo, të jetë përballë një sekti kriminal si Rilindja.

“Sigurisht që kam të njëjtin mendim për ata figura që ikën nga LSI siç tha presidenti, ne i kemi larguar ata persona.

E kemi larguar për shkak të dokumentacionit që kemi grumbulluar për këta njerëz. Mosha 18-24 vjeç janë ata që kanë më shumë energji dhe përbëjnë pjesën më të madhe e vitale të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ne bashkëpunojmë me PD-në, jemi bashkë për të larguar Ramën. Ne ndahemi në ideologji. Kjo sepse LSI ka ideologji integrimin europian të vendit, ka ideologji të saj që Shqipëria të ketë më shumë njerëz,

Lëvizja Socialiste është parti social-demokrate. Rilindja ka cenuar integritetin territorial, duke nisur nga kufijtë e Kosovës etj. Ne duam të luftojmë kundër sektit kriminal”, u shpreh Kryemadhi.

Për sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit, Kryemadhi u shpreh se rezultatet e LSI-së do të ejnë surprizë për të gjithë opinionin publik.

“Rezultatet e LSI-së do të jenë surprizë për mediat dhe opinioni publik, por jo për vetë LSI-në. Frika që njerëzit kanë prej Edi Ramës dhe menaxhimit që ai i bën situatave të krizave, i bëjnë njerëzit të votojnë kundër tij.

Sigurisht që kam të njëjtin mendim. Çdo figurë që shitet sikur ka ikur nga LSI-ja, në fakt e ka larguar LSI-ja.

Nuk ka asnjë lloj shqetësimi për LSI-në, pasi mosha 18-24 vjeç do të jenë bindshëm votuesit e partisë tonë. Njerëzit që kanë frikë bërtasin për sondazhet”, tha Kryemadhi.