osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kush është diplomatja shqiptare që u dëbua sot nga Moska

Kush është diplomatja shqiptare që u dëbua sot nga Moska

Qeveria Ruse ka dëbuar një diplomate shqiptare në formë hakmarrje pas dëbimit nga Tirana dy javë më parë të sekretarit të dytë të ambasadës ruse në Tiranë.

Diplomatja e dëbuar është Jonida Drogu, sekretare e parë dhe e ngarkuar me drejtimin e Zyrës Konsullore.

Asaj i janë lënë në dispozicion 72 orë për tu larguar. Ministria e Punëve të jashtme e Rusisë në një deklaratë për median jep shkaqet e dëbimit të diplomates shqiptare.

“Ambasadorit të Shqipërisë iu dorëzua vendimi për shpalljen person non grata të sekretares së parë të ambasadës shqiptare në Moskë, Jonida Drogu. Ky hap ndërmerret nga Rusia si përgjigje të vendimit të Shqipërisë për të larguar nga vendi përmes një preteksti sekretarin e parë të ambasadës ruse në Tiranë”, ministria e Jashtme ruse.

Ndërkohë Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë më tej e lidh dëbimin e diplomatit të saj nga Tirana me çështje të brendshme politike në vendin tonë.

“Ne e konsiderojmë veprimin e palës shqiptare si një provokim për të fituar pikë politike në kushtet e fushatës elektorale që ka nisur në Shqipëri duke luajtur bashkërisht me forcat anti-ruse në Perëndim për të marrë mbështetje. Veprimet e palës shqiptare, bien në kontradiktë me garancitë e dhëna nga Tirana për dëshirën e mirë të zhvillimit e marrëdhënie mes dy vendeve. Por në fakt ata e shkatërruan këtë perspektivë për marrëdhënie të mira bilateral. Kjo është për të ardhur keq”.

Lajmin për dëbimin e diplomates shqiptare fillimisht e dha agjencia e lajmeve Sputnik vetëm pak momente pasi ambasadori i Shqipërisë në Moskë Arben Gazioni kishte mbërritur në godinën e Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Rusisë.

Top Channel mëson se pas këtij vendimi të Rusisë ambasada jonë në Moskë mbetet vetëm me ambasadorin.

Diplomatja Jonida Drogu mbulonte veprimet konsullore e si pasojë e dëbimit të saj ambasada shqiptare në Moskë nuk do të mundë të realizojë shërbime konsullore.