osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Materniteti ku ka lindur “shpresa” e re e PD

Materniteti ku ka lindur “shpresa” e re e PD

Nga Mero Baze

Një shpresë e re ka lindur për opozitën. Dhe kjo lidhet me rikonstruksionin e Maternitetit të Ri, dhe rindërtimin nga e para të një shtese të tij, ndërtuar vite më parë, dhe dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Pamje nga shtesa e prishur e Maternitetit shoqërohen me vajtime pa fund, që nga ata që kujtojnë me nostalgji që kanë lindur aty, të tjerë që kanë porositur poshtë dritareve fëmijën e tyre dhe në fund ata që betohen se do marrin hak për këtë.

Në fakt ajo që po ndodh nuk pengon askënd të kujtojë vendin ku ka lindur dhe as ku e ka pritur babai tyre lindjen, pasi godina po rikonstruktohet si çdo spital apo ndërtesë tjetër e amortizuar në Tiranë. Pas rikonstruksionit, ata e kanë më të sigurtë nostalgjinë e tyre për Maternitetin.

Ajo që nuk kuptohet është, përse Partia Demokratike mendon se një rikonstruksion godine do ngjallë shpresë për të në Tiranë, meqë po ribëjnë një shtesë të kohës sovjetike në Tiranë.

Nga pikpamja ligjore, nëse PD mendon se ka probleme tenderimi i rikonstruksionit, mund t’i drejtohet prokurorisë dhe jo nostalgjisë, se ajo nuk është argument.

Por nëse është zakoni i tyre që t’i vënë gjobë çdo biznësi që merr një tender, atëherë është në normalitetin e saj.

Nga pikëpamja politike duket dhe më absurde. Për të gjithë ata që duan një maternitet të sigurt dhe komod, rikonstruksioni është lajm i mirë, jo lajm i keq. Sidomos për qytetarët e Tiranës. Tani të kesh shpresa për fitore në Tiranë nga të ardhurit në Bathore dhe të qash për rikonstruksionin e maternitetit është pak tepërim.

Zhurma të tilla janë joproduktive dhe nga ana elektorale, pasi tregon që PD është në hall për çdo votë në Tiranë dhe shpreson se mund të fitojë vota nga çdo kauzë që i del përpara në rrjete sociale.

Për më tepër që PD nuk mbahet mend të ketë vënë dorë në ndonjë spital në vend dhe me këto ankesat për çdo ndryshim në Tiranë, vetëm sa të kujtojnë kush kanë qenë.