osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Moska e shqetësuar për stëtvitjen e trupave të SHBA në Shqipëri, mediat ruse glorifikojnë bllokimin e Rinasit

Moska e shqetësuar për stëtvitjen e trupave të SHBA në Shqipëri, mediat ruse glorifikojnë bllokimin e Rinasit

Stërvitja “Defender Europe 21” që do të zhvillohet në Shqipëri dhe në shtetet e tjera të Ballkanit ka shqetësuar Rusinë. Ambasadorja amerikane Yuri Kim të martën e tregoi qartë qëllimin e kësaj stërvitje, duke deklaruar se është një demonstrim ndaj të gjithëve, se sa shpejt SHBA mund të angazhohet në një rast lufte, qoftë dhe në mbështetje të partnerëve të saj.

Deklarata erdhi në një kohë kur u bllokua aeroporti i Rinasit dhe u vonua mbërritja e disa ushtarakëve amerikanë. Bllokimi dyshohet se ka lidhje po me këtë stërvitje. Ndërkohë nëse sheh mediat ruse duket se ky angazhim nuk mirëpritet. Madje sipas tyre, ai është një tregim force ndaj Moskës.

Janë të shumta portalet që kanë shkruar për këtë stërvitje, ndërsa shkrimi më i fundit është bërë nga gazeta e ushtrisë ruse “Krasnaya Zvezda” në datën 12 prill.

“Defender of Europe 2021 është një përpjekje tjetër e dyshimtë e aleancës për të demonstruar unitetin dhe gatishmërinë e saj për mbrojtje të përbashkët kundër kërcënimeve të largëta. Numri i trupave që do të marrin pjesë në stërvitje, stërvitja e cila sipas amerikanëve “nuk synon kundër Rusisë” është e habitshme.

Vitin e kaluar, SHBA synoi të transferonte 40 mijë trupa, rreth 20 mijë njësi armësh dhe pajisje ushtarake… Këtë vit në këtë stërvitje është planifikuar të marrin pjesë rreth 40 mijë ushtarë dhe rreth 15 njësi ushtarake të vendeve anëtare të NATO, të cilët do të vendosen në kufi me Rusinë…

Në të njëjtën kohë, zhvillimi i skenarëve të luftës me Federatën Ruse është qartë i dukshëm”, thekson gazeta. Aty përmendet dhe Shqipëria dhe fakti që një pjesë e madhe e trupave do vendosen në vendin tonë. “Një pjesë e pajisjeve ushtarake të Ushtrisë Amerikane nga bazat në Gjermani do të transferohen në Shqipëri.

Disa baza në Slloveni dhe Kroaci janë rezervuar për shkarkimin e pajisjeve ushtarake të Forcave të Armatosura Britanike”, thuhet aty. Më tej tregohet se shumë avionë e anije do qëndrojnë në Detin e Zi, duke cilësuar si karshillëk ndaj Rusisë. “Të gjitha këto ngjarje janë planifikuar të mbahen në afërsi të kufijve tanë në prag të kremtimit të 76 vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike dhe pas vendosjes së ushtrisë në kufirin me Ukrainën”, thuhet më tej.

Bllokimi i Rinasit

Teksa kjo stërvitje ka bërë bujë në Moskë, pasqyrim në media ka pasur dhe për bllokimin e Rinasit. Ky skenar dyshohet se erdhi pikërisht për të bllokuar stërvitjen amerikane. Mesazhet e kontrollorëve tregojnë se ka pasur gisht dhe presidenti Ilir Meta në këtë mes, ndërkohë që disa portale duhet theksuar se e kanë pasqyruar normalisht ngjarjen, ndërsa disa të tjera janë fokusuar pikërisht te akuzat e kryeministrit ndaj presidentit.

Ndërsa disa kanë përmendur dhe takimin e Metës me anëtarët e Sindikatës, ku dhe u bë tjerrja e planit të bllokimit. “Një javë më parë, sindikata e tyre u takua me presidentin dhe shprehu shqetësimin për disa nga vendimet e bordit gjatë vitit të kaluar. Kontrolluesit thonë se bordi ka ndryshuar rregullat dhe udhëzimet në lidhje me sigurinë e trajtimit të ajrit, duke rrezikuar kështu sigurinë e tyre dhe sigurinë e hapësirës ajrore të vendit.

Ata pretenduan se qeveria e kishte refuzuar kërkesën e tyre brenda 10 muajve të fundit, pavarësisht nga mbështetja e Kontrolluesve të Trafikut Ajror Evropian”, shprehen mediat ruse. Ndërsa një tjetër portal fokusohet te debati Rama-Meta.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama ka njoftuar se do të pushojë nga puna të gjithë punonjësit e aeroportit që nuk kthehen në punë pas orës 10:00. Përveç kësaj, kreu i qeverisë akuzoi Presidentin shqiptar Ilir Meta dhe partitë e opozitës për përpjekjen e një grushti shteti dhe synimin për të ndërprerë furnizimin me vaksinat kundër koronavirusit përpara zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 25 Prill”.

Të njëjtat shkrime kanë qarkulluar në disa portale. Sipas informacioneve, dyshimet e ndërkombëtarëve kanë qenë se bllokimi Rinasit ishte për të penguar zbarkimin ushtrisë amerikane për stërvitjen “Defender 21”. Nga ana tjetër po hetohet nëse janë të përfshira shtete të tjera, ndërsa Meta duket se pati rol kyç.