osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Nishani vendos “shishen” në radhë: Pret humbjen e Bashës për të marrë drejtimin e PD

Nishani vendos “shishen” në radhë: Pret humbjen e Bashës për të marrë drejtimin e PD

Ish presidenti Bujar Nishani ka vendosur “shishen” në radhë dhe pret humbjen e Lulzim Bashës në zgjedhjet më të para për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Dhe nuk është një ëndërr e tanishme kjo e Nishanit, është pjekur që në momentet e fundit të presidencës, kur ai u bë më ithtar i PD se vetë Basha, dhe ishte në të njejtën gjatësi vale me Sali Berishën. Madje dhe me Berishën konsultohej për të gjitha kthimet e ligjeve të mazhorancës por dhe për artikulimin e të gjitha akuzave ndaj Edi Ramës dhe mazhorancës që ai drejtonte.

Por tashmë e ka formuluar qartë qëndrimin e tij për të marrë drejtimin e PD në opozitë. Dhe këtë e ka shprehur për mediat, duke treguar se pas Sali Berishës është ai njeriu më me kontribute në këtë parti. Njëherësh teksa tregon gabimet e Lulzim Bashës, ish presidenti Nishani tregon dhe platformën e tij për marrjen e kreut të PD. Kuptohet duke shfrytëzuar dhe tërbimin e Berishës me Bashën i cili nuk ia fal “piruetat” dhe “përqafimet” me Ramën si dhe mosradikalizimin e opozitarizmit në Shqipëri dhe sulmin ndaj institucioneve për të tronditur sipas tij vetëbesimin në qeverisje të Edi Ramës.

“Më shumë rëndësi ka të jesh më shumë i angazhuar në forma të ndryshme. Unë aktualisht po drejtoj një instituti që është i fokusuar tek qeverisja e mire dhe tek siguria globale, por unë do vazhdoj të bashkëpunoj dhe të jap kontribut për PD. Nuk kam ndonjë projekt konkret për momentin por jam në mbështetje dhe në aktivitet politik. Unë jam investuar në politikë dhe përveç Berishës kam qene më shumë i angazhuar nga të tjerët dhe kam eksperiencë të gjatë. Instituti që unë drejtoj do ketë edhe analiza dhe denoncime të ndryshme. Pra unë do eci me atë që ofron shpejtësia e kohës. Instituti im nuk lidhje dhe qëllim krijimin e një partie tjetër. Nuk e kam menduar dhe as nuk kam një plan të tillë për të drejtuar PD”, deklaroi Nishani për “BW”. Duke treguar qartë synimin e tij për të marrë drejtimin e PD dhe për të arritur që të bëjë sipas tij atë që bëri Sali Berisha më 2005: Bashkimin e të gjithë sensibiliteteve në PD, të cilat për momentin janë kritike ndaj liderit Basha. Nishani, thotë se tashmë ka ardhur koha për një platformë të re angazhimi brenda Partisë PD.

Teksa ka komentuar situatën brenda kësaj force politike, ai thotë se duhet të rimblidhen kontributet e çdo demokrati që ka qenë pjesë e PD që nga themelimi i saj. Ai nënvizon se çdo parti politike që pretendon të marrë pushtetin dhe të jetësojë një program e alternativë të re, duhet të vlerësojë të gjitha energjitë e mbështetësve të saj.

“Çdo parti që pretendon të marrë pushtetin dhe të jetësojë një program dhe alternativë tjetër ka shumë gjëra për të bërë. Në radhë të parë sot në PD duhet që të rimblidhen dhe ribashkohen forcat energjitë, kontributet, jo qindra, por mijëra resurse njerëzore, të cilët që nga vitit ‘92 kur PD u shfaq në jetën politike shqiptare, njerëz të angazhuar në politike, deputetë, ish deputete, ish-ministra, teknikë, mbështetës, etj; të gjithë këta duhet të jenë pjesë e një platforme angazhimi. Për secilin duhet ofruar, nxitur dhe i duhet lutur, për një angazhim të ri. Ka nevojë që të vihet në lëvizje kjo dinamikë që ka ardhur në rritje sidomos pas zgjedhjeve të fundit, të cilët janë të deligjitimuara, të rrëzuara, se nuk kanë qenë as të lira as të ndershme, të manipuluara nga përdorimi i parave të drogës”, u shpreh Nishani.

Në mënyrë të qartë prek pikërisht pikën e dobët të Bashës: Përçarjen brenda PD, duke premtuar rikthimin në këtë parti të të gjithë kritikëve dhe figurave të mbetura jashtë kësaj partie, duke filluar me Topallin, Patozin, Boden, Imamin dhe Bregun. Dhe Nishani ka vendosur të luajë fort, duke pritur Bashën që të humbë në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, është e sigurtë humbja pasi pushteti vendor shkon pas atij qëndrorit, për të ndërmarrë iniciativën për të ardhur në krye të PD. Duke luajtur rolin e stabilizuesit të sensibiliteteve në parti dhe duke tentuar të përfitojë nga të gjitha rrymat në PD, të zemëruara për shkak të paaftësisë së Bashës për të bërë kauzë, për të frymëzuar demokratët për fitore. Sidomos duke pasur mbështetjen e Berishës, Nishani mendon se mund të arrijë qëllimin e tij. Sot ai zyrtarisht shpalli plaftormën, ndoshta në një të ardhme të afërt do të përpilojë dhe programin real./Pamfleti.com