osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Patozi: Berisha mban në këmbë Bashën. S’vihet në pushtet duke thënë se “na ka ardhur ne radha”

Patozi: Berisha mban në këmbë Bashën. S’vihet në pushtet duke thënë se “na ka ardhur ne radha”

Astrit Patozi e konsideron ish-kryeministrin Sali Berisha një figurë me peshë brenda Partisë Demokratike.

Në emisionin “Quo Vadis”, kreu i Bindjes Demokratike theksoi se Berisha vijon të ketë shumë ndikim në PD, duke e cilësuar edhe mbështetësin kryesor të udhëheqësit të kësaj partie, Lulzim Basha.

“Sali Berisha vazhdon të mbetet një figurë me shumë rrezatim brenda PD-së. Besoj se ka shumë ndikim, pavarsisht rrëfimit të tij që thotë se i qëndron larg vendim marrjes së PD-së.

Pra Sali Berisha është një njeri që është themeluesi i PD-së dhe mbështetësi kryesor i Lulzim Bashës. Në ka një njeri që mundohet ta mbaj në këmbë Lulzim Bashën edhe kur i rrëshket këmba, ky është Sali Berisha.”

Nga ana tjetër, ai e sheh PD-në një forcë politike me ekip të vjetër dhe që përcjellë premtime boshe.

“Më thuaj një figurë të re të PD-së që ka prezantuar deri tani. Para 4 vjetësh, i vetmi lajm i keq i PD-së ishte që nuk kishte në listë Belind Këlliçin dhe Tomor Alizotin.

Janë tani në listë por është e njëjta gjë. PD-ja për fat të keq, ka të njëjtin vizion politik.

Pra nuk thotë asgjë të re. Thotë vetëm që Edi Rama e ka tepruar dhe tani na ka ardhur neve rradha. Pak a shumë ky është koncepti.

Përsa kohë nuk ka prezantuar asnjë gjë të re dhe nuk ka asnjë akt që të tregoj se është e ndryshme, dhe kjo është shumë e rëndë.

Nga ana tjetër është i njëjti ekip, sepse nuk ka profile të reja të ardhura nga një karierë e suksesshme prej diku tjetër, por janë pjesë e arsenalit të vetë të vjetër politik.

Pastaj ka dhe LSI-në në krah, dhe thotë se bashkë me LSI-në mund të bëjnë rotacionin.”