osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Rama tjetër mesazh Bashës, pas thirrjes për të shkrirë LSI i kërkon të largojë Berishën: Saliu hataja më e madhe, PD ra në dorën më të keqe

Rama tjetër mesazh Bashës, pas thirrjes për të shkrirë LSI i kërkon të largojë Berishën: Saliu hataja më e madhe, PD ra në dorën më të keqe

Kryeministri Edi Rama ka tentuar të trazojë sërish ujërat brenda opozitës. Deklarata e pak ditëve më parë se ka pasur mes tij dhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha një projekt për të shkrirë LSI ka sjell shumë reagime.

Por dje kryeministri Edi Rama i ka dërguar një tjetër mesazh Bashës, duke kërkuar largimin e Sali Berishës.

Sipas tij, Basha e di që ish-kryeministri Sali Berisha është kërcënim për PD, por nuk e thotë dot për momentin. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në Sarandë, Rama tregoi edhe lidhjen e tij të shkurtër me PD dhe arsyen pse kjo ka zgjatur shumë pak. “Me PD kam pasur një kontakt ku nuk ka lindur shkëndija e dashurisë, por shkëndija e dyshimit te madh, që ishte një pasuri e madhe që kishte rënë në dorën më të keqe të mundshme.

Kam qenë i pari jo komunist, nga krahu i revolucionit që kam thënë që Saliu është një hata e madhe e PD dhe do i kushtojë Shqipërisë dhe tani nuk ka nevojë që ta përsërisë unë, se e dinë të gjithë, përveç Lulit, që e di, por nuk e thotë, mos prisni që të thotë, mund ta thotë në një moment të caktuar, por jo për momentin”, tha Rama.

Rama akuza opozitës

Një tjetër çështje në të cilën u ndal kryeministri Edi Rama, ishte edhe marrëveshja e detit me Greqinë. Ai ka hedhur akuza në drejtim të Bashës dhe presidentit Meta, të cilët i ka cilësuar si maskarenj që i fryjnë këtij zjarri. Po ashtu, Rama u shpreh se nuk është e vërtetë që është shitur Deti Jon tek Greqia, ndërsa theksoi se sipas tij 12 miljet janë një e drejtë e gjithsecilit shtet.

“Vendimet e Greqisë, që këtu janë keqinterpretuar masivisht, janë vendime që nuk kanë lidhje me çështjen e detit mes nesh dhe Greqisë për një arsye të thjeshtë, sepse këtu nuk janë miljet e nevojshme për t’u shtrirë 12 milje. Që ta sqaroj dhe njëherë tjetër, 12 miljet janë një e drejtë e gjithsecilit shtet.

Greqia ka ushtruar të drejtën e vet. Për këtë arsye, ata të cilët kanë një përgjegjësi publike, që janë liderë partish, që janë përfaqësues partish në Shqipëri e Kosovë, dhe që flasin me publikun duke i fryrë këtij zjarri, janë maskarenj. Nuk di asnjë fjalë tjetër, përveç fjalës maskara! Qenie të ulëta, të padenja, që nuk meritojnë asnjë respekt.

Dua t’iu them atyre që shqetësohen për këtë, që është absurditet”, tha Rama. Kryeministri Edi Rama vijoi më tej duke përmendur edhe Konventën, e cila sipas tij thotë se e drejta e zgjerimit të një shteti bëhet kur është mundësia. Ai u shpreh se edhe vendi ynë e ka ushtruar këtë të drejtë vite më parë. “Edhe Konventa e thotë shumë qartë, që kjo e drejtë ushtrohet aty ku është mundësia fizike. Asnjë shtet nuk mund ta ushtrojë këtë të drejtë arbitrarisht, nuk e bën dot. Shqipëria e ka ushtruar këtë të drejtë në vitin 1990 me 6 milje.

Aty ku kjo e drejtë nuk ushtrohet dot, për arsye se nuk ka vend, duhet bërë marrëveshje. Ne do të shkojmë në gjyq, se nuk kemi marrëveshje, nuk jemi marrë dot vesh, pikërisht se nuk ka hapësirë”, bëri me dije Rama. Ndër të tjera, kryeministri Edi Rama, nuk ka lënë pa ironizuar edhe premtimin e Bashës se me ardhjen e tij në pushtet do ti japë nga një kompjuter secilit. Ai shtoi se edhe demokratët nuk mund ti besojnë këto premtime. “Si mund të thuash që do iu çoj nga një kompjuter në çdo shtëpi.

Çfarë janë këto muhabete? Dhe ti që je i djathtë duhet t’i hash këto? Është normale që njeriu mund të dëshirojë që në Shqipëri të ketë një alternativë të djathtë, por për sa kohë s’e ka këtë alternativë, si duhet t’i shkosh mbrapa? Kjo ka bërë që PD të mos reformohet, sepse e kanë mbështetur pa kushte, ata që e kanë mbështetur”, u shpreh ai.