osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Rrushi i kuq apo rrushi i zi”… po nuk e vure kazanin në zjarr, nuk je më pak fajtor edhe ti

“Rrushi i kuq apo rrushi i zi”… po nuk e vure kazanin në zjarr, nuk je më pak fajtor edhe ti

Nga Anri Bala

E dëgjoj shpesh Edi Ramën të bëj humor e të përdridhet në mikrofon në menyrë ironike për bëmat e kundërshtarëve… ndërkohë që, të paktën ashtu sikurse e shoh unë, situata është për të qarë dhe uluritur. Mua asgjë s’më bën të qesh me ta, në fakt dhe as që do guxoja të qeshja, sapo të kujtoja se kundërshtari im e ka veshur popullin tim me të zeza… ua ka shqyer xhepat e cekta e të lodhur… i ka telendisur e nxjerr në rrugë… ua ka trajtuar pronën si mall pa zot… i ka futur në vëllavarsje… i ka parë si injorantë e bedel dhe i ka trajtuar si të tillë, ndërsa gomarin e ka lartësuar, duke e ngjitur në majën e zinxhirit ushqimor.

Të them të vërtetën, mua do më ngrinte buzëqeshja në buzë, nëse për faj të apatisë time, do ua rëndoja dhe më tepër xhepat popullit tim. Askush nuk po qesh, e nuk gjej ndonjë përgjigje racionale, pse ti po qesh, kur kemi për të paguar 44 milion euro nga xhepat tanë, në këto ditë të zeza për ekonominë dhe familjet shqiptare, që nëse do ishin kaq të pasura dhe komode, me ato para, do kishim ndërtuar 20 shkolla e pallate.

Duke mos shmangur retorikën politike dhe duke u futur në përsiatje të gjërave që janë thënë me qindra herë, të llojit: “ne po punojmë ata lehin, ne po ndërtojmë ato krehin”, desha t’i rikujtoj Kryeministrit të vendit tim, se puna nuk është vetëm kazma dhe lopata, por edhe prishja e themeleve të hajdutërisë dhe krimit të trashëguar. Ndërsa heshtja nga ana juaj, është e pakuptimtë, a thua do të ndjeheni në faj, nëse do të akuzoni, ulërisni dhe nuk do të lejoni që maskarenjtë, të hiqen si shenjtor?!

Largqoftë, as nuk mund ta përfytyrojë një arsyetim të tillë, për një qytetar të zakonshëm dhe jo më për Ju, që keni të gjithë fuqinë e të drejtën… përpos detyrimin, të ulërisni dhe të shkundni nga themelet, strukturat e shtetit që i drejton e komandon, për gjithçka që ju duket e pa drejtë si Kryeministër i këtij vendi… por në fund, le të vendos drejtësia.

Verbëri e madhe zoti Rama, që nuk po e shikoni se opozita e rrugës po i’u vë përpara, me ca kopaçe të mira pas koke, duke përdorur SPAK-un si shurrtore, ku për çdo shpifje, intrigë dhe ushqim për të trullosurit e majtë dhe të djathtë, akuzon, ulëret, denoncon, pa asnjë provë dhe fakt, padit duke shpifur me guximin e hjeksit, që nuk u ndëshkua kurrë. Ndërsa ti hesht dhe vazhdon të heshtësh, kur nuk ka drejtësi! Të paktën jo kjo që mbron edhe punonjësin më të rëndomtë të zinxhirit të vjedhjeve.

Dërgojeni OFL tek Kodra e Diellit zoti Kryeministër, në Lundër, në Lalëz, në Qerret, në Palasë, në Ksamil dhe në çdo resort vilash dhe kështjellash, ku kriminelët më të mëdhenj, ish drejtues dhe ushtarë të falangave partiake,që deklarojnë me mburrje pasuritë e tyre, si asete të fituara me djersën e ballit… që nuk e kanë derdhur kurrë, asgjëkundi.

Më e keqja është, se ky lloj,nuk kanë asnjë profesion apo dhunti të veçantë që e bënë të pasur, përveç se dhunimin e shtetit në pushtet dhe bashkimin e tyre me turmat që i kanë rrjepur, duke u hequr si bashkëvuajtësa. Ah po, harrova! E kanë një aset piranjash… dhëmbë të mprehtë për të gëlltitur çdo gjë, që ua kanë shtruar përpara nga halli, populli i drobitur.

Që të mos përgjigjeni se po prisni drejtësinë, paraprakisht po ju pyes, se për çfarë e keni policinë?! Se t’i themi gjërat drejt, OFL juaj nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë, por me policinë e shtetit dhe shtetin e drejtoni ju. Dërgojeni OFL-në tek saroshat e parave dhe kodoshat e korrupsionit dhe do ta shikoni se sa punë do i hapni drejtësisë së sekserëve, për të shpëtuar këlyshat e dallavereve.

Nuk e bëni dot, se këta kurrë nuk kanë qenë të dënuar, janë të “pastër dhe të kulluar” ligjërisht. Faktikisht mua më pëlqen t’i quaj kriminel, të pagjykuar… nga bujaria dhe dobësia juaj e frikshme për ne. E them këtë, se as që e morët mundimin të shkruanit disa të vërteta, qoftë vetëm për t’i akuzuar, si dikur kur nxorrët listën me 100 zyrtarët e korruptuar. Po me atë listë çu bë? As hyri e as nuk doli njeri tjetër prej saj?

Askush nuk mund të besoj, se 25 shkelje të Kushtetutës, të certifikuara me vendime nga Gjykata Kushtetuese, do i jepte pafajësinë Sali Berishës… sigurisht nëse do çoheshin për gjykim penal. Çdo njeri që ka vuajtur prej padrejtësisë, po ulëret… drejtësi!

Nëse ju e keni harruar, askush prej nesh nuk i ka harruar milionat e mbikalimit tek “Zogu i Zi”… të Rrugës së Kombit… të rrugës Tiranë-Elbasan… shitjen e detit, që me guxim dhe trimëri po e stisin aq bukur, duke ta veshur ty kostumin e shitësit… kthimin e SHIK-ut në një shtet brenda shtetit… futjen e Fazlliç në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare… urdhërin për fshehjen dhe mos dorëzimin e vrasësve të 21 janarit, duke shpërfillur Krye Prokurorin dhe ish-Presidentin e Republikës dhe dhjetra shkelje të tjera që Kodi Penal ka dënime tepër të rënda.

Ndaj, meqë thoni i ka drejtësia, a mund të na thoni, se çfarë pune bënë policia kriminale e një shteti?! Vendos gjoba parkimi dhe kap barista?! Do bëni mirë ta lëshoni policin kriminale në vendin e saj, e tu ktheni pak besimin atyre që të kanë votuar, edhe atyre që të kanë besuar, edhe atyre që të kanë dyshuar, që të guxojnë të thonë… më në fund e bëri, vonë por më mirë se hiç. Apo do presësh hiçin e 25 Prillit, që të të japin dorën e fundit, ata që të besuan, ngaqë ia hoqe gjënë më të vyer që ju kishte mbetur… shpresën?!/Ekskluzive.al