osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Sistemi im humbi një mjek të shkëlqyer, kurse sistemi i juaj… një hajdut më pak!

Sistemi im humbi një mjek të shkëlqyer, kurse sistemi i juaj… një hajdut më pak!

Nga Anri Bala

Kisha bërë ndërmend të mos shkruaja për doktorin e milionave të shpërndara lartë e poshtë, si letra bixhozi të dalë boje, për sa kohë nuk dija ende asgjë, por edhe nga meraku se mos ndoshta do njollosja figurën e tij, pa pasur dijeni për rastin e bujshëm.

Madje do e kisha qepur, që drejtësia të bëj punën e saj dhe doktori të kish mundësi të mbrohej vetë dhe kurrë nga ata, që në sy të opinionit duken si sekser apo rryshfetxhinj të mërzitur. Sërish nuk po shkruaj për doktorin, sepse nuk e kam të drejtën as ta sterros dhe as ta pudros, kur beteja e tij e parë është me ligjin dhe jo me moralin tim.

Mirëpo s’mund të rrija dot pa thënë dy fjalë për disa karagjozë, që kanë dalë në skenë së fundi dhe po tentojnë të na shpjegojnë, se mitmarrja na qenka pjesë e sistemit dhe cilido që e ushtron duhet parë me dhembshuri… ligjore, nëse është “as” në profesionin e tij! Sipas këtyre karagjozëve, mitmarrësit qenkan “viktima” të sistemit, e ne duhet të shohim diku tjetër para se të fajësojmë këdo që e përdor këtë sistem, për të vendosur pasuri padrejtësisht, poshtërsisht në kurrizin e të tjerëve!

Më saktë, dikush duhet t’ua shpjegojë këtyre idiotëve, se po rëndojnë figurën dhe pozitën e doktorit, jo para ligjit, sepse ai do bëj punën e vet, por para gjithkujt që nuk mendon si ata, që vjedhja është pjesë e sistemit. “Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë. Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona me një ndenjë të mprehtë të drejtësisë, që të flasim jo vetëm me paanësi, por dhe të sillemi ashtu!”, lutej Konica.

Në sistemin ku ne jetojmë, mjek apo pacientë, të gjithë sprovohemi një ditë… një herë për të dhuruar para dhe të mira materiale… e një herë për t’i refuzuar ato dhe e kam të pamundur të gjej një sistem në botë, që nuk t’i ofron këto! Mirëpo që të jem i sinqertë… unë i refuzoj ofertat e sistemit, sepse kam frikë të vjedh, e para se i frikësohem ligjit dhe e dyta se nuk di të fsheh plaçkën e vjedhur. A di kush të më përgjigjet: Unë e shumë të tjerë si unë, jetojmë në një sistem me doktorin apo jo?

Janë po të njëjtët dallkauk që mundohen të më bindin, se doktorave u bëhen dhurata të majme disa milionëshe dhe për këtë e kemi ne fajin, sepse jemi ne “pacientët”, që rrëmojmë xhepat tanë për të mbushur atë të mjekëve… ndërsa ata nuk e lypin këtë gjë! Të thuash këtë për shqiptarët, ose duhet të jesh i marrë ose i poshtër, ka shumë mundësi të dyja bashkë… sepse nuk mund ta pranoj as me shaka, që bujaria e shqiptarit i tejkalon kufijtë e xhepave të tij!

Treguesit flasin se ne jemi një popull i varfër, ku të pasurit zgjedhin të vizitohen dhe kurohen jashtë vendit dhe shkundjen e xhepave e bëjnë nga halli nëpër klinika të njohura europiane dhe botërore, ndaj instiktivisht më lind pyetja: Po këtyre të këputurve nga u buron gjithë kjo bujari për të majmur mjekët?! Fiksojeni një herë e mirë, se mosveprimi, indiferenca dhe paaftësia e bluzave të bardha, e detyron nevojtarin të jap çdo gjë për të shpëtuar jetën e të afërmit të tij… nga fatkeqësia që i ka trokitur në derë, “dhurata” e zgjatur tek mjeku quhet bujari me detyrim përcaktim… ose grabitje e kulturuar.

Po mirë mor idiot, ti si mendon, se unë nuk dua të jem i pasur, të kem vila dhe makina luksoze, të më shkel këmba në rërë të bardhë e ujëra të kaltërta? Dua që çke me të! Madje ëndërroj çdo natë për gjellë pasanikësh, se si t’i bëj e si ti kem ato, por natyrisht pa i hyrë në hakë askujt dhe aq më e dhimbshme dhe kriminale… atyre që u kam jetën në dorë?!

A e di t’i i dashur hajdut i lejuar i sistemit imagjinar, se shqiptarët kanë kulturë për tu vizituar, por nuk e bëjnë nga frika se nuk i përballojnë dot shpenzimet e kusuret e tij?

A i keni dëgjuar ndonjëherë lutjet e tyre: Mos e thëntë Zoti të bëhemi për doktor?! Se unë i kam dëgjuar, edhe kjo është një njollë turpi tek të gjithë ata mjek të ndershëm dhe të aftë, që prej doktorëve të paaftë e hajdut, i fton për t’i bërë pis.

Ama, më vjen tmerrësisht keq për doktorin, sepse sistemi im humbi atë që lindi… një mjek të shkëlqyer, kurse sistemi juaj imagjinar që përligj mitmarrjen… një hajdut më pak!/Ekskluzive.al