osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Vasil mos dil, mos dil!

Vasil mos dil, mos dil!

Nga Anri Bala

Shqipëria na qenka vendi i çudirave apo vendi ku edhe maskarenjtë me marifetet e tyre e sfidojnë çudinë…si prestigjatorët. Dje, mjeku Petrit Vasili na kishte “zbuluar” një klinikë private, që të shëronte nga koronavirusi për 3 ditë. Rast unik në botë, çudi alla shqiptare ose magji politiqenësh, që rrinë me orë të tëra para pasqyrave ovale, për tu dukur të drejtë dhe të bukur… me shëmtinë e tyre.

Megjithëse në media u raportua, se doktor Vasili prej vërteti, ishte shtruar në një klinik private në gjendje të rëndë, ky fakt nuk ishte fakt, por “fake news”, sepse tak-fap doktori, më shpejt se Presidenti i Amerikës… rezulton negativ.

Qindra telefonata nga hallexhinjtë e infektuar për Vasilin, për emrin e klinikës çudibërëse, por Vasili hesht, sepse mashtrimi nuk ka emër dhe e vërteta është krejt ndryshe.

Petrit Vasali ka mbi dy javë i infektuar, por ai dilte kudo pa maskë dhe fliste ato që i pregatiste kryetarja Kryemadhe, Doktoresha biologe, kimiste dhe specialiste në fushën e maskimit, të çdo gjëje që bie erë poshtërsi, që nuk ka nevojë për maskë sepse… ka fytyrën maskë.

Teza prej idioteje, se LSI-në nuk e zë covidi dhe dalja publike bashkë me ca fëmijë të ish përfituesve të pushtetit të humbur, që i mashtron se kur të vijë ajo në pushtet ata do zëvendësojnë baballarët, është shembur me kohë… sepse duket i largët kthimi në pushtet, e ndoshta deri atëherë LSI nuk do ekzistojnë as vet.

Të përdorësh për kauzë infektimin e qëllimshëm të njerëzve, për të përhapur panik, pakënaqësi, dëshpërim dhe revoltë… është krim, i cili nëse do ekzistonte sado pak shteti ligjor, do jepte dënimin e merituar për gjithë këta sharlatanë!

Kjo ka ndodhur dhe është e vërtetuar, sepse po dje, Klaudja Gjosha, pa maskë, deklaronte se edhe ajo e ka kaluar koronavirusin… edhe pse askush nuk kishte një informacion të tillë, duke qenë se zonja është person publik. Ajo pa maskë dhe pa asnjë masë dhe në menyrë tejet antiligjore, vazhdonte misionin e infektimit, bënte takime dhe konferenca mediatike antiqeveri, madje fliste edhe për gjendjen e Vasil fenomenit, që për 3 ditë u kthye aty ku ishte, pa maskë duke luftuar shkencërisht kovidin… që nuk “ekziston”.

Vasali, Klajda e dhjetëra të tjerë, u mbajtën të fshehur për maskën e zezë e të rrezikshme të fytyrës së Monikës, e cila thërriste çdo ditë: Vasil, mos dil, mos dil… sepse po dole, partia do të të trajtoi si kopil! Vasili “nuk doli”, por shpiku klinikën më të rrallë, që Covidin e trajton si një operacion apandesiti, për të vërtetuar kauzën e Kryemadhit… se koronavirusi është një grip i zakonshëm tre ditor.

Kjo kauzë e rrezikshme, është flamuri i zi i piratëve me skeletin e kafkës, që kanë ngritur lartë “familja”, e panikosur nga e keqja më e madhe që i pret, shumë herë më e dhimbshme se Covid-19… humbja e gjithçkaje! /Ekskluzive.al