HomeAktualitetKryesore

Mbledhja e ndihmave pas tërmetit! Rama para emisionit me Bruno Vespën ulet për kafe, por kamerieri i del shqiptar: Hajde këtu figurë! Kur ke ardhur?! (Video)

Mbledhja e ndihmave pas tërmetit! Rama para emisionit me Bruno Vespën ulet për kafe, por kamerieri i del shqiptar: Hajde këtu figurë! Kur ke ardhur?! (Video)

Kryeministri Rama para emisionit me Bruno Vespën në Porta a Porta, doli në një video live me këshilltarin e tij Enfri Fuga nga një lokal, ku foli për ndihmën e parë nga BE, me 15 milion euro, Rama the se u konfirmua kërkesa e tij për konferencën e donatorëve privatë e publikë, ndërsa tha se do kërkojë mbështetje edhe nga emisioni i Bruno Vespës. Teksa porosiste kafen, kamerieri i përgjigjet shqip.

Rama: Komisioni ka kontribuar me 15 milionëshin e parë ( euro), që e ka nxjerrë me emergjencë nga portofoli që ka zëvendësuar Hahn. Ka rëndësi që u konfirmua konferenca e donatorëve.

Konferenca e donatorëve do bëjë që të jetë mundësia për të bërë një kontribut përtej kontibutit të BE-së, ndërkohë që më thanë që punojnë për kërkesën tonë që fondet e Shqipërisë të mblidhen në një paketë.

E gjitha po ecën mirë, duket goxha mirë. Ndërkohë që tani nuk e di tdatën por unë i thashë që duhet patjetër të bëhet brenda janarit pa diskutim, tani të shkojmë dhe tek Bruno Vespa.

Fuga: Edhe këtu besoj do motivohen njerëzit…

Motivohen njerëzit plus që…një kafe…

Kamerieri;: kafe ekspres?

Rama: O Shqiptar, hajde këtu figurë. Kur ke ardhur?

Kamerieri: Që nga 2003, jam nga Elbasani. Gëzohem. Më erdhi keq për tërmetin. Mu bë qejfi që Italia dhe shumë shtete të botës na mbështetën.

Rama: Tani do shkojmë tek Bruno Vespa. Do bëjmë një thirrje edhe tek Bruno Vespa për një mbështetje e sensibilizim, do bëjmë tonat se nuk do ngelemi thjesht të presim cdo bëjnë të tjerët, do e kalojmë bashkarisht.